Kuvend, u votuan ndryshimet ligjore për “Vikend pa TVSh”

Me 71 vota “pro”, 9 “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kthim të TVSh-së për personat fizik, me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet e votuara ligjore mundësohet realizimi i masës “Vikend pa TVSh”, pjesë e masave të paralajmëruara për zbutjen e pasojave ekonomike të shkaktuara nga KOVID-19. Deputetët e LSDM-së vlerësojnë se bëhet fjalë për projekt në interes të qytetarëve.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE propozon që kjo masë të zbatohet në katër fundjavë, një në nëntor dhe dhjetor të këtij viti dhe një në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm. Sipas tyre, ky ligj ka shumë mangësi, por edhe rrezikon që të rrisë numrin e të infektuarve.

“Nuk rrjedhin afatet kur ka festa dhe as nuk duhet të punojë askush. Me forcë po na detyroni t’i shkelim rregullat themelore. Ne i shtyjmë njerëzit në qendrat tregtare dhe dyqanet. Kam frikë nga sindroma e njohur në botë si “E Premtja e Zezë”, tani në mënyrën maqedonase të jetë “E Shtuna e Zezë” ose “E Diela e Zezë” dhe të përballem me klasterin TVSh.”,- u shpreh deputetja, Gordana Silanovska – Davkova.

Me “Fundjavë pa TVSh” qytetarët do të marrin të gjithë TVSh-në për produktet që do të blejnë nga 10 deri më12 tetori.

“Përmes kësaj mase, sipas vlerësimeve, do të realizohet një xhiro prej 170 milion euro, e cila do të jetë një injeksion në ekonomi dhe rreth 17 milion euro do t’u kthehen qytetarëve përmes kthimit të TVSh-së. Në ligj potencohet se faturat fiskale që do të jenë shënjestra e kthimit të TVSh-së mund të skanohen përmes softuerit të aplikimit të Zyrës së të Ardhurave Publike jo më vonë se tre ditë nga afati i lëshimit. Kthimi i TVSh-se do të bëhet jo më vonë se 15 ditë nga data e lëshimit të faturës fiskale.

Ngjarja paraprake

AlternAtivA – Kumanovë: Pushtetet ndryshojnë, por huqin antishqiptar nuk e harrojnë

Ngjarja e ardhëshme

Kina bashkohet me nismën për vaksinimin e botës në zhvillim kundër koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian