kuvend ska licensa dygjuhesore per edukatoret ne cerdhet e femijeve 678fccf5e6699

Kuvend: S`ka licensa dygjuhësore për edukatoret në çerdhet e fëmijëve!

January 21, 2025
1 minut lexim

Me 65 vota “për” dhe 17” kundër”, Kuvendi pasdite miratoi Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, pasi paraprakisht Presidentja Siljanovska nuk e dekretoi Ligjin. Me Badenter, “për” votuan 12 deputetë kurse “kundër” ishin 6.

Me zgjidhjen e re ligjore dhe amendamentet e miratuara të VMRO-DPMNE-së, të gjitha licensat do të jepen në gjuhën maqedone, por me mundësi që nëse e kërkon kandidati, licensa të jepet edhe në gjuhën e tij amtare. Testimi gjithashtu do të zhvillohet në maqedonisht, me mundësi që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe ose gjuhë tjetër nëse kërkohet nga kandidati.

Ndaj ndryshimeve të këtilla ligjore reaguan deputetët e Frontit Evropian, duke drejtuar akuza se me këtë mënyrë degradohen të drejtat e Shqiptarëve.

Pas shumicës absolute dhe shumicës së “Badenterit” nga deputetët, tani Presidentja Siljanovska është e obliguar ta dekretojë ligjin dhe I njëjti të publikohet në “Gazetën Zyrtare”. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kam pare ferrin me sy egli qan me denese pas debatit te ashper me gerten 678fc8bcb6952
Story i mëparshëm

“Kam parë ferrin me sy…” – Egli qan me dënesë pas debatit të ashpër me Gertën

perfundoi pushimi dimeror rikthehen nxenesit sa jane te pergatitura shkollat 678fcda72ea43
Story i radhës

Përfundoi pushimi dimëror, rikthehen nxënësit sa janë të përgatitura shkollat?

Të fundit nga

ShkoLartë