Kuvajti kthen në Egjipt 3 figura të opozitës egjiptiane

Autoritetet e Kuvajtit kanë ekstraduar tre figura të opozitës egjiptiane, të cilët apeluan për protesta kundër presidentit egjiptian, Adel-Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar burime të sigurisë së Kuvajtit, e përditshmja Al-Qabas raportoi se “aparaturat e sigurimit kombëtar të Kuvajtit dorëzuan 3 banorë egjiptianë në Interpolin e vendit të tyre për nxitjen e tyre drejt kaosit dhe protestave”.

Burimet po ashtu thanë se të tre shtetasit egjiptianë “kohëve të fundit nisën fushata intensive të mediave sociale për të nxitur egjiptianët” kundër regjimit egjiptian.

Burimet shtuan se egjiptianët iu dorëzuan Interpolit egjiptian në përputhje me marrëveshjen e ekstradimit midis dy vendeve.

Deri më tani, as Kuvajti dhe as autoritetet egjiptiane nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë.

Në shtator të vitit të kaluar, biznesmeni dhe disidenti egjiptian, Mohammed Ali, i cili jeton në Spanjë, bëri thirrje për demontrata të gjera kundër regjimit, duke rezultuar në mijëra protestues që mblidheshin në disa qytete të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Al-Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik të vitit 2013 pasi në një grusht shteti ushtarak rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, Mohommad Morsi.



. .

Ngjarja paraprake

Grubi tregon se çka do të ndodh me administratorët që rrinë në shtëpi pa punë

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill të vitit të ardhshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian