kushton 750 mije dollare historia e ferrarit te harruar ne nje garazh ne mynih 66e3beb1c14ff

Kushton 750 mijë dollarë, historia e Ferrarit të “harruar” në një garazh në Mynih

September 13, 2024
1 minut lexim

Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac.

I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave.

Edhe pse ai e bleu këtë Ferrari në fund të viteve ‘80, automjeti mbeti i papërdorur për dhjetë vjet.

Më në fund, pasi u rizbulua, makina u dërgua në Maranello për t’u restauruar.

Kjo neglizhencë e pazakontë ndodhi në një kohë kur teknologjia nuk ofronte të njëjtat komoditete si sot, dhe ishte pronari i garazhit ai që kontaktoi Tiriac për t’i kujtuar ekzistencën e këtij automjeti.

Në atë kohë, mungesa e hapësirës adekuate për të ruajtur makinat, e bëri koleksionistin ta parkonte në një vend të përkohshëm.

Pavarësisht braktisjes së gjatë, Ferrari nuk pësoi dëme të pariparueshme, por ishte e nevojshme të çmontohej dhe rivendosej motori i tij.

Tiriac, i cili bëri pasurinë e tij si sportist dhe biznesmen gjatë Luftës së Ftohtë, është një nga koleksionistët më të rëndësishëm në Evropë, me një koleksion që arrin në rreth 400 automjete.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sekretari amerikan i shtetit antony blinken punetoret e okb se duhet te mbrohen 66e3bd10881dc
Story i mëparshëm

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken : Punëtorët e OKB-së duhet të mbrohen

horoskopi ditor per sot e premte 13 shtator 2024 66e3bfa206f52
Story i radhës

Horoskopi ditor për sot, e premte 13 shtator 2024

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë