Kushtetuesja pranon dy paditë e Metës, kalon për shqyrtim shembja e Teatrit Kombëtar

Godina e Teatrit Kombëtar është shembur që prej 17 majit të vitit që kaloi, por çështja ende nuk është mbyllur. Ndërsa pritet të hidhen themelet e godinës së re, politika, duke qenë në mes Gjykata Kushtetuese e ringritur, do të vijojë të merret me të.

Së fundmi gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur që të kalojnë për seancë plenare padinë e parë të Ilir Metës, që e quante anti-kushtetues ligjin special për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të zhvillohet kjo seancë, por është një hap para drejt vendimmarrjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për të dhënë një verdikt nëse ligji është apo jo kushtetuese.

Kjo padi e parë nuk e zmbrapsi qeverinë që të të vijojë me veprimet për prishjen e Godinës, duke ia kaluar pronësinë Bashkisë së Tiranës. Sërish Meta e konsideroi të paligjshëm aktin, duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë padi ende nuk është vendosur për ta kaluar në seancë publike. Paraprakisht pritet të kalojë në mbledhje gjyqtarësh, që do të vendosin mbi vijimin e shqyrtimit të padisë.

Ndërsa pritet që dy paditë të shqyrtohen, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një kërkesë të posaçme Gjykatës Kushtetuese që të marr pjesë në diskutimet që do të bëjnë gjyqtarët.

Kujtojmë se godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj 2020. Artistët që protestuan për gati dy vjet, në mbrojtje të godinës, tashmë kërkojnë që Teatri Kombëtar të rindërohet në formën që ishte dhe aty ku ishte.

Ngjarja paraprake

Turqia paralajmëron BE-në kundër "gjuhës së sanksioneve"

Ngjarja e ardhëshme

Musk jep 100 milionë dollarë për këdo që zhvillon këtë teknologji

të fundit nga