Kushte të reja për t’u bërë polic

Për t’u punësuar në MPB fillimisht do t’iu duhet test për integritet. Këtë e parasheh Ligji i cili mori dritë jeshile në seancën e djeshme. Me anë të kësaj, zyrtarëve policor dhe punëtorëve të MPB do tu kërkohet të deklarojnë pasurinë dhe interesat e tyre si dhe nuk do të lejohen të anëtarësohen në parti politike, në të kundërtën do të ketë masa disiplinore.

Kryetari i Degës së Sindikatës së pavarur të policisë , Goce Dellçev-Todev për TV21 tha se këto kontrolle do të jenë të pasakta dhe antikushtetuese dhe këto dispozita do të jepen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Pse të mos i bëhet testi i integritetit punëtorëve të shëndetësisë, politikanëve, ministrave apo gjyqtarëve, prokurorëve apo kryetarëve të komunave, por t’i bëhet vetëm policisë. Kjo është antikushtetuese dhe diskriminuese ndaj qytetarit që është i punësuar si polic”.

Todev sqaroi se është dakord që punonjësit e policisë të kontrollohen, por jo siç parashihet në çdo tre muaj sepse kjo do të jetë mbingarkesë për ta.
Zëdhënësi i MPB, Toni Angellovski tha se qëllimi i kësaj është që të arrihet përmirësimi dhe profesionalizmi më i madh në punën e këtij sektori.

“Ajo që nënvizohet si dobësi në këtë mënyrë përmirësohet siç për shembull propozimi për mos anëtarësim në parti politike, testi për integritet , deklarimi i pasurisë, të gjithë këta janë konfirmuar se mund të ndihmojnë, janë konfirmuar edhe në vendet tjera se janë funksionale dhe për këtë arsye janë kyçur pra presim të kyçen pasi të votohen nga deputetët”, tha Angellovski.

Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE për TV21 tha se kanë pasur disa reagim dhe vërejtje për çka kanë dërguar edhe amendamente të cilat nuk u pranuan. Petrushevski tha se departizimi nuk mund të bëhet sepse nuk ka regjistër përkatës të anëtareve të partisë dhe nuk specifikohet se kush do të përcaktojë nëse dikush është në parti apo jo.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që testi i integritetit të kryhet nga trupat e jashtëm dhe jo brenda MPB.
Ky Ligj është në procedurë parlamentare, e nga MPB theksojnë se nëse do të miratohet do të kenë informacione më të detajuara se si do të funksionojë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha në Lushnje: Asnjë votë për atë logo, e ka konfiskuar Basha

Story i radhës

UT shënoi 27 vjetorin e fillimit të ligjëratave të para

Të fundit nga