kushovski mungojne 40 autobuse nqp ja ka 190 autobuse ndersa duhen 235 66c099be0c72e

Kushovski: Mungojnë 40 autobusë! NQP-ja ka 190 autobusë, ndërsa duhen 235

August 17, 2024
1 minut lexim

Drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP), Dragi Kushovski, në intervistë për MIA-n, konfirmoi se për momentin qarkullojnë numër i pamjaftueshëm i autobusëve për të plotësuar itinerarin e vozitjes dhe u bëri thirrje institucioneve t’u dalin në ndihmë për rinovimin e automjeteve së të NQP-së.

Orari i vozitjes ndryshon në varësi të asaj se sa autobusë ka në dispozicion NQP në baza ditore, shprehet Kushovski, duke bërë të ditur se ndërmarrja përballet me mungesë prej 40 autobusësh për të plotësuar itinerarin veror të vozitjes. Për momentin, NQP ka rreth 190 autobusë, ndërsa duhen 235 autobusë për të plotësuar orarin veror të vozitjes.

“Shpresoj se institucionet do të gjejnë forcën për të ndihmuar NQP-në, sepse me këtë flotë nuk mund të mbulojmë linjën ekzistuese të orarit dimëror të vozitjes. Nuk jemi as afër mbulimit të atij orari dimëror të vozitjes. Jemi duke bërë disa optimizime brenda ndërmarrjes, nuk e di nëse do të kemi kohë të mjaftueshme për të filluar optimizimin e itinerareve dhe nuk e di nëse do të kemi kohë të mjaftueshme për t’i bërë ato deri më 1 shtator, sepse çdo optimizim i orarit duhet të kalojë përmes Këshillit të Qytetit të Shkupit”, tha Kushovski.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

cilet duhet votuar ne 2025 66c099b2855dc
Story i mëparshëm

Cilët duhet votuar në 2025?

berisha e paraqet si sekretare pergjithshme te vatres reagimi nga shba eshte e denuar nga gjykata e larte e nju jorkut nuk na perfaqeson me 66c09c0850920
Story i radhës

Berisha e paraqet si Sekretare Përgjithshme të Vatrës, reagimi nga SHBA: Është e dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut, nuk na përfaqëson më

Të fundit nga

ShkoLartë