Kushi takon personalitetin e mirënjohur ndërkombëtar të botës akademike, Fabio Roversi-Monaco

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka takuar ditën e sotme personalitetin e mirënjohur ndërkombëtar të botës akademike,Prof. Fabio Roversi-Monaco.

Ajo thotë se gjatë takimit, është diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e arsimit, si dhe dakorduam për t’i forcuar dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoja Prof. Fabio Roversi-Monaco, një personalitet i mirënjohur ndërkombëtar i botës akademike, njëkohësisht nismëtar i “Kartës së Bolonjës” që është edhe themeli i unifikimit të sistemeve europiane të arsimit të lartë.  Gjatë takimit, diskutuam mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë mike në fushën e arsimit, si dhe dakorduam për t’i forcuar dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar“, shkruan Kushi.

Ngjarja paraprake

Ushtria e Azerbajxhanit shkatërron edhe 10 tanke të Armenisë

Ngjarja e ardhëshme

Maqedonët paraqesin një foto të dhimbshme të Kosovës, të fshatit Llukar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian