Kush largohet nga skema politike me nismat e mazhorancës? Ngjela: Meta është i mbrojtur, Berisha jo

min lexim

Avokati Spartak Ngjela teksa ka folur për situatën politike është shprehur se opozita od të ishte më e fortë nëse nuk do ishte e përçarë.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Ngjela u shpreh se Kryeminstri Rama ka përfituar nga përçarja e opozitës.

Spartak Ngjela: Opozita do të ishte shumë e fortë nëse nuk do ishte përçarë, sepse PS  me ketë kryeministër ka humbur aksionet, mirëpo nuk është e fortë opozita. Nuk e ka bërë Rama përçarjen e tyre por që e ka në interes.

I pyetur se a do largohen nga skema politike Sali Berisha dhe Ilir Meta me nismat që ka ndërmarrë mazhoranca, Ngjela tha se kreu i Partisë së Lirisë është i mbrojtur, por kreu i PD-së jo.

Beti Njuma: Mendoni se sezoni politik, mund ta largojë nga skema  Sali Berishën dhe Ilir Metën, nëpërmjet nismave të mazhorancës me  ndryshimet në ligjin e dosjes dhe atë të dekriminalizimit?

Spartak Ngjela: Po u miratua ligji largohen. Ligj për “Non Gratën”, ajo tjetra është e pakontrolluar sepse flitet për ish-agjentë të sigurimit, ajo ka mbrojtje, Meta ka mbrojtje, Berisha s’ka mbrojtje. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fifi kapet me aktivisten në protestën për 11-vjeçaren dhe bërtet me tone të larta

Story i radhës

Shpërthen bombola e gazit në një anije në Itali, 3 viktima dhe 4 të plagosur

Të fundit nga