Kush janë kompanitë që kanë më së shumti Bitcoin në pronësi

Tesla investoi 1.5 miliardë dollarë në Shkurt të 2021 dhe pavarësisht kolapsit që pësoi tregu i kriptomonedhave gjatë muajit Maj, prodhuesi i makinave elektrike vazhdon të jetë një prej kompanive që ka sasinë më të madhe të bitcoin në pronësi.

Megjithatë sasia e bitcoin që Tesla ka as nuk i afrohet asaj të MicroStrategy. Sipas një grafiku të publikuar nga firma e statistikave Statista, kompania e inteligjencës së biznesit posedon 129,218 bitcoin ose thuajse katër herë më shumë se Tesla me 43,200 bitcoin.

Të gjitha kompanitë e listuara në grafik janë të përfshira në biznesin e kriptomonedhave në një formë apo një tjetër. Nëse këto investime do të kthejnë frytet e tyre, mbetet për tu parë. Aktualisht situata nuk duket edhe aq premtuese, por që tregu i kriptomonedhave ka kaluar momente edhe më të vështira në të kaluarën. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickovski: Tre kërkesat e Petkovit, ultranacionaliste

Story i radhës

Turqia ashpërson qëndrimin ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Të fundit nga