Kush është përgjegjës për vrasjen e Xhemail Mustafën dhe mbi 400 vrasje të pasluftës?!

Nuk e vranë për çështje pronësore, nuk e vranë as se kishte bërë fjalë me dikë, asnjë arsye e cekur dhe të llojit të njëjtë nuk na shpien tek e vërteta. Arsyeja e vetme është politike. Më 23 nëntor të vitit 2000 i dolën në prit para banesës së tij, lajmi kumboi kudo “u vra Xhemail Mustafa”.

Vrasja e Xhemail Mustafës është nga më tronditëset të pasluftës, ishte bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane, prandaj, vrasja e Xhemës ka qenë e dyfishtë, sepse ia ka dobësuar krahun personalisht presidentit Rugova.

Qëllimi edhe ishte të dobësohet Rugova, të vinin në pushtet bandat e veshura me petkun e politikës, por jo, Rugova nuk u dorëzua asnjëherë. Xhemail Mustafa ishte njeri i dijës, gazetar, politikan, publicist, shkrimtar dhe këshilltar politik i Presidentit Rugova, pengesë për bandat.

22 vjet pas dhe ende askush nuk u arrestua duke mbetur një nga çështjet e pazgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë. Zyrtarët vendor, mbi të gjithë ata të UNMIK-ut ishin zotuar për arrestimin e autorëve “s’do t’jetë e largët dita”.

Shkuan muaj e vite dhe ende asgjë. Vrasja e Xhemës ishte në vazhdën e 456 personave të vrarë gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme të kryesuar nga Hashim Thaçi.

I gjendur në Hagë, sigurisht Thaçi dhe të tjerët do të gjykohen edhe për rastin në fjalë, shpresoj se s’janë shqiptarë ata që urdhëruan dhe vranë njeriun e dijes dhe guximit. Jam fanatik i të vërtetës, të del ë pah e vërteta, autorët të marrin dënimin e merituar.

Kam frikë, pa dashur të supozoj, se autorët dhe urdhërdhënësit e tyre mund të jenë ish-rivalët politik të dr.Rugovës.

S’do mend se me vrasjen e z.Mustafa Rugovës i ishte thyer krahu i djathtë. Xhema u vra vetëm fizikisht, asnjëherë ideali i tij, autorët e vrasjes së tij nuk ia arritën qëllimit, Xhema triumfoi mbi vrasësit.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Kartmonedha “100 euroshe” false / Padi penale për 39 vjeçarin nga Shkupi

Story i radhës

A duhet ngrënë bora?

Të fundit nga

Messi barazon Maradonën

Messi barazon Maradonën për golat në Kupën e Botës! Kombëtarja e Argjentinës mposhti 2-0 Meksikën. Por

AlbanianMacedonianEnglish