Kush është oficeri i krimeve i aksidentuar rëndë në Vlorë

Është zbardhur identiteti i efektivit të policisë, i cili u aksidentua rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë. Ai është oficeri i krimeve në këtë qytet, Mariglen Salaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti ndërkohë që është ende e paqartë nëse efektivi ishte në detyrë në momentin e aksidentit.

Ndërkohë që nuk ka ende informacione nëse është prangosur drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ngjarja paraprake

Pse Kamala Harris s’do të vendoset menjëherë në rezidencën e zëvendëspresidentëve?

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është mënyra e duhur për të pastruar dyshemenë

të fundit nga