kush eshte nena qe u aksidentua per vdekje ne berat ja gjendja e femijes 2 vjecar 678ac4b2b0fab

Kush është nëna që u aksidentua për vdekje në Berat, ja gjendja e fëmijës 2-vjeçar

January 17, 2025
1 minut lexim

Aksidenti fatal i cili ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Dimal-Berat, në vendin e quajtur Moravë, solli si pasojë humbjen e jetës së 30-vjeçares Lavia Gjata. Burime bëjnë me dije se ajo po kalonte rrugën së bashku me foshnjën e saj 2-vjeçare për t’u bashkuar me bashkëshortin.

Në momentin e kalimit, 30-vjeçarja është goditur nga një automjet tip “BMW” me targë AC666AT, drejtuar nga shtetasi A. Tafa. Përplasja ka qenë fatale për nënën, e cila humbi jetën në vendngjarje, ndërsa foshnja që mbante në krah nuk ka marrë lëndime serioze, por është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për kontrolle të mëtejshme.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është shoqëruar në komisariatin e Beratit për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

Ky aks rrugor është një pikë problematike për aksidente, ku mungesa e ndriçimit rrugor dhe praninë e shumë familjeve përgjatë tij, vijojnë të përbëjnë rrezik për banorët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

risteski kemi kompletuar komisionin per mbrojtje nga konkurrenca do te shohim cilat jane dobesite e ligjit per praktika te padrejta tregtare 678abfed1cf71
Story i mëparshëm

Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare

vrasja e liridona ademajt avokati i familjes u vra nga bashkeshorti mori pjese fizikisht ne kryerjen e vepres penale 678ace11a38ab
Story i radhës

Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes: U vra nga bashkëshorti, mori pjesë fizikisht në kryerjen e veprës penale

Të fundit nga

ShkoLartë