Kush është muzikanti i talentuar nga Tropoja që është vlerësuar nga Daddy Yankee dhe Bebe Rexha

Mbrëmjen e djeshme në Soiree me Jonida Shehun në ABC News, ishte i ftuar edhe Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja, për t’i dhënë tjetër atmosferë studios me muzikën e tij me çifteli.

Jurgeni është i njohur për talentin e tij në muzikë dhe që hitet botërore i shndërron në versionin më perfekt në çifteli.

Talenti i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e Daddy Yankee dhe Bebe Rexhës, të cilët kanë shpërndarë videot teksa shfaqej Jurgeni duke performuar muzikën e tyre më çifteli.

Pikërisht për këto suksese ai ka folur në Soiree, ndërsa moderatori Eni Shehu ka arritur të zbulojë edhe detaje të tjera që nuk i dinim për të.

“I kërkon Bebe Rexha bashkëpunim. Ia dëgjova unë chatet dhe voice-et. Bebe good choice (zgjedhje e mirë)”, është shprehur Eni Shehu.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Jurgeni dhe e nënvizoi se dëshiron që të nxjerrë çiftelinë edhe jashtë trevave të Shqipërisë.

“Një bashkëpunim me Bebe Rexhën do të ishte fantastike. Daddy Yankee më ka publikuar remix-in e tij. E kemi detyrim se është instrumenti ynë dhe për mua është detyrim ta mësoj dhe t’ua promovoj të tjerëve”, ka shtuar Jurgen Pecnikaj.

Ngjarja paraprake

Aksident në Lezhë, makina përfshihet në flakë, përfundon në spital pasagjeri

Ngjarja e ardhëshme

Kreu i KSI-së, Zharko Karaxhoski infektohet me Kovid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian