Kush është Donika Gërvalla?

Donika Gërvalla pati fat që nuk jetoi në Dardani me 1999-2000, 2001. Druaj se do të përfundonte si Xhemal Mustafa. Me fjalimin që e mbajti në Kuvendin e Kosovës këto ditë, do ta vrisnin ende pa zbritur nga foltorja. E gjallë shkallët e Kuvendit nuk do t’i kalonte.

E bija e Jusuf Gërvallës, e krijoi personalitetin e saj të pavarur në Gjermani. Bëri për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare  më shumë se Qeveria në ekzil, më shumë se të gjithë krahët e LPK-s që përpiqeshin t’ia hanin kokën njëri-tjetrit . Emri kumbues i babai nuk e ndihmoi. Ajo e trasoi rrugën në mënyrë të pavarur. Ajo depërtoi në qarqet mediale e politike gjermane. Debatet me Zoran Xhinxhiqin, (kryeministrin që e vranë në Serbi), ishin përballje e dinjitetshme e një gruaje të re, luftarake, energjike dhe të përgatitur mirë intelektualisht. Secili shqiptar ndjehej krenar  që është shqiptar, kur e shihte dhe e dëgjonte në televizionin gjerman.

Donika Gërvallën e kam takuar në redaksinë e gazetës Rilindja në Cyrih (Zvicer) në fund të viteve të nëntëdhjeta, kur isha kryeredaktor i gazetës. Ajo ishte aktiviste e LDK-së. E kam takuar edhe një herë me 2014 në sheshin “Gjergj Kastrioti”, në Prishtinë, nuk me kujtohet në cilin demonstrim? Më shumë e njoh nga paraqitjet publike që i ka të dinjitetshme, të qarta dhe me përmbajtje.

Sulmet kundër saj janë të padinjitetshme, qëllimkëqija, që synojnë t’ia këpusin fjalën e lirë.  Shihet që ajo e di çka thotë, kur e thotë dhe si e thotë. Me bënë me shpresë së do të bëjë gjëra të mira, nëse nuk do ta pengojnë. Por e ka këmbënguljen e babai, guximin po ashtu.  

Ngjarja paraprake

Meta: Shqipëria, lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale

Ngjarja e ardhëshme

Franca vazhdon të jetë vendi i preferuar i Milanit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian