Kush është antishqiptari Aleksandar Pandov, njeriu i afërt i Danella Arsovskës?

Në një foto të postuar në profilin e saj, kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska shfaqet në krahët e ndoshta antishqipëtarit më të madh në vend, Aleksandar Pandov, shkruan opinionshqip.live

Kush është Aleksandar Pandov? 

Në protestat antishqiptare në vitin 2017 ku mbështetësit e VMRO-DPMNE-së brohorisnin këngë antishqipëtare për “Maqedoninë e pastër”, ndërsa Aleksandar Pandov në TV Nova thoshte se nuk kishte shqiptarë që ja don të mirën e Maqedonisë: “Unë mendoj se në Maqedoni , shumica e njerëzve kanë filluar ngadalë të humbasin shpresën se ka shqiptarë në Maqedoni, ose jashtë Maqedonisë, që ja dëshiron të mirën Maqedonisë.”

Përndryshe Aleksandar Pandov në vitin 1997 mori pjesë në protestat studentore kundër mësimit të gjuhës shqipe në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe në vitin 2001 si anëtar i parlamentit të VMRO-DPMNE-së veshi uniformën e armatës për të luftuar UÇK-në.

Pandov gjithashtu është kundërahtar i zëshëm i “Marrëveshjes së Ohrit”. Ai më pas si përfaqësues i GDOM-it përhapte paranojë kundër federalizimit dhe kantonizimit të Maqedonisë. Më vonë, si pjesë e lëvizjes “Maqedonia e Përbashkët”, Pandov përhapte paranojë kundër “Platformës së Tiranës”, por ishte edhe kundër ligjit për gjuhët dhe futjes së dygjuhësisë nëpër institucione. Periudhën e fundit Pandov shoërndante edhe mesazhe antishqiptare kundër regjistrimit. Sipas Pandov, regjistrimi i popullsisë në Maqedoni u shndërrua në një “luftë për të regjistruar çdo shqiptar jashtë vendit”.

Duke marrë parasysh idhjet e afërta të Danella Arsovskës me Pandov-in, shtrohet pyetja a janë afërsitë e saja me partitë shqipëtare të sinqerta ose fytyra e vërtetë e saj do të shfaqet pasiqë ti mer votat e shqipëtarëve?

Burimi: opinionshqip.live

 

Ngjarja paraprake

Mickovski: Zaevi kërkon të qeverisë ende me arrogancën e tij

Ngjarja e ardhëshme

20 viktima dhe 487 raste të reja me virus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian