Kush e përfaqëson rugovizmin Vjosa Osmani apo garda e vjetër e LDK-së?

Shumë parti figura dhe grupe ne këtë vit i dhanë publicitet dhe përkujtuan me nder dhe respekt figura historike e presidentit Ibrahim Rugova. Lind pyetja e përfaqëson rugovizmin Vjosa Osmani apo garda e vjetër e LDK-së

Shumë zyrtar opinionit, politikan dhanë fjalë me te mëdha se tjetri, por shumica e rasteve ishin sa për sy e faqe, apo me shumë për tu prononcuar pran zgjedhjeve te parakohshme.

Nder to ishte edhe LDK-ja qe shumë vite vepron dhe punon kundër figurës së tij por kur është ne pyetje interesi dhe përpjekjet e tyre klishesë për të mbijetuar si parti prononcohen sikur e duan .E them këtë se LDK-ne dhe programin e frymës se Ibrahim Rugovës e ka bart pas vetes Zonja Vjosa Osmani,Donika Gërvalla etj,qe m botërisht lidhen koalicion me Vetëvendosjen.

Të rinjtë dhe anëtarët e LDK-së po i merr pas vetes lista Guxo e Vjosa Osmanit

Deklaratat pompoze nga zyrtarët e LDK-se vetëm ne kolltukë janë dëshmia ma e mire se kësaj partie me te drejt po i kthejnë shpinën të rinjtë dhe anëtarët e saj duke aderuar ne listën Guxo te Vjosa Osmanit. Le ta dëshmojnë dikush se cili gëzoj një mikpritje ne shtet e botes, pos zonjës Osmani qe 20 vjet qeverisje,

Figura e Rugovës ishte kolosale me fjale si asnjëherë më parë por shumë lehtë vërehet se ka hile ,prononcime dhe propagandë me qellim duke u munduar të përfitojnë në emrin e tij.

Në 15 vjetorin e ikjes në amshim të ish presidentit e gjithë LDK-ja doli të varri i tij por nuk janë bindes pran elektoratit, kur Rugova ka mundur te nderohet dhe të përkujtohet edhe ne vitet tjera, por atë nuk e bëri LDK-ja deri ne këtë vit ne formë spektakulare me synim te ringjalljes se LDK-se me fjale propaganduese ndërsa ne praktike i kane mihur varrin!.

Rugovizmin e përfaqëson Vjosa Osmani prandaj edhe fitorja do ti takoj kësaj

Fakt bindes është kur bartëse dhe mbledhjen e votave për LDK-ne ishte Dr.Vjosa Osmani prandaj edhe ne këto zgjedhje ajo do ti bart pas vetes votuesit qe e votuan dhe e përkrahen atë qe ishte e prononcuar edhe ne fushatë po me frymën e rugovizmit-

Në LDK konsiderohet se nuk ka frymë rugovizmi në gardën e klasës se mplakur politike. Fryma e rugovizmit është degraduar nga LDK-ja me lloj, lloj malverzimesh skandaloze dhe abuzime ,vjedhje , korrupsion ,dhe demoralizim qe i sollën popullit, po ashtu e dhe anëtareve te saj qe u anashkaluan .u injoruan duke i larguar nga partia. Pasojat e kësaj politike do ti bart LDK-ja nen shpatullat e veta qe është gjithnjë ne rënie dhe zhbërje.

Ngjarja paraprake

"Izraeli shqetësohet për qëndrimin e Bidenit rreth Iranit dhe Palestinës"

Ngjarja e ardhëshme

Ylli i ri i Liverpool-it: Askush nuk e dinte kush isha. Salah, Mane dhe Firmino më bëjnë me dhimbje koke

të fundit nga