Kush e mohoj dhe kush e konstatoj helmimin e nxënësve shqiptarë?

Bazuar në gjetjet nga hulumtimi që helmimit të nxënësve në Kosovë i beri prof. Halim Hyseni, njeriu që një jetë ia kushtoj nxënësit dhe  arsimit shqip në Kosovë dhe trojet shqiptare të mbetura në Jugosllavi, prezantojë dokumente dhe dëshmi të plota për këtë akt mizor.

Profesori i nderuar më përkushtim mblodhi shënime, fakte dhe dëshmi nga ekspert ndërkombëtarë, shqiptarë dhe serb. Këto fakte ende nuk u proceduan në gjykatë për dënim të këtij shteti kriminal. Profesori Hulumtoj raportet e eksperteve dhe politikanëve për helmimin dhe procedurën shtetërore të përcjell më nga milicia dhe ushtria jugosllave. 

1.    A. Heyndrickxit ekspert për shkencën mbi toksikologjinë e rrethit të njeriut dhe drejtor i IRUL (Internacional Referenc University, Laboratores).                                                

Në konferencën ndërkombëtare në Paris  të mbajtur më 08.02.1992 deklaron: Teza e shqiptarëve të Kosovës e dëshmuar më një mori dokumentesh dhe dëshmitaresh- e vërtetuar më autoritete të besueshme mjekësore së ne fund të marsit 1990 janë përdorur materie kimike kundër nxënësve, studentëve dhe punëtorëve kryesisht shqiptarë” për ne është më e pranueshme së çdo tezë tjetër. 

Ish Kryetari i Kryesisë së Jugosllavisë z. Stipe Mesiq, në një intervistë dhënë për mediat vendore deklaron së në Kosovë ka pasur helmime dhe së për këtë e ka informuar OKB, dhe Stejt Departamentin për potencialin e helmeve kimike të Jugosllavisë.

Helmimin e  fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe punëtorëve shqiptarë dhe të tjerë e konstatojnë në raportet e tyre:

2.    Dr. Bernard Benedeti, Znj. Kristina fon Kol, Z.Vlfgang Libal  ish Kryetari i kryesisë së Jugosllavisë z. Stipe Mesiq, Dr. Simë Dobreci, Dr. S Hundozi, Dr. Luljeta Gashi. Dr. Kajmak Gazideda, Dr. A. Zajmi, Dr. Isuf Dedushaj, Dr.I. Telaku.

Rezultatet e Laboratorit të Parisit dhe Zagrebit.
3.    Majori, Dr. David Graig. Kishte dorzuar në Pentagon dokumentacionin për helmet kimike të përdorura nga agjentet ushtarak serb në Kosovë duke shënuar edhe llojet e helmeve: Sarin,Tabun,Soman(helme nervore), dhe Difozgen,klorifozgen (helme ngulfatese).

4.    Dr. Gjorgje Lekiq:  mjek serb, pohon së në Kosovë pati helmime, por së këto helmime i kanë bërë shqiptaret për interes të larta politike.(gazeta Jedinstvo).

5.    Stevo Balosheviq një herë e nënshkruan raportin së ka helmime masive të nxënësve dhe pastaj e tërheq nënshkrimin. Këta dy mjek shkelen betimin e hipokratit dhe pranuan urdhëratë e politikes, milicisë dhe ushtrisë kriminale serbe. 

Të gjitha këtë rezultate të gjurmimit të Prof. Halim Hysenit  tregojnë së nga data:19 Mars 1989 deri më 6 dhjetor 1990 në Kosovë është bërë helmimi masiv i nxënësve, studentëve dhe punëtorëve kryesisht shqiptarë, po ka pas edhe serb, malazez, turq dhe rom. Numri i të helmuarve 7421 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.                            

Numri del të jetë edhe më i madh nga se  një numër nuk arriti të vijnë deri në spital të penguar nga milicia dhe shërbimet sekrete serbe.

Të helmuarit kanë qenë të moshave të ndryshme. Më i riu ka qenë Igor Gashiq  3 vjeçar me kombësi malazez i helmuar në një çerdhe të fëmijëve në Gjakovë dhe më i vjetri ka qenë Alush Beqiri 66 vjeç nga Mitrovica.

6.    Majori, Dr. David Graig; ka zbuluar së në fabrikën ushtarake në Potoci afër Mostarit janë prodhuar helme luftarake ndër tjera edhe  Sarin nga i cili prodhohet gazi neuropralitik që u përdorën kundër nxënësve shqiptarë në  Kosovë ku u helmuan edhe një numër i vogël nxënës të kombësive tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky do të mbajë fjalim sot në Kuvendin e shtetit neutral

Story i radhës

Inteligjenca britanike lëshon alarmin për Ukrainën

Të fundit nga