Kush e mbron krimin rus dhe diktatorin Putin?

Keni dëgjuar për pogromin e rusëve ndaj hebrenjve? Mijëra hebrenjtë janë përndjekur e masakruar nga rusët në kohën e carit, janë vrarë e masakruar në kohën e Stalinit, janë përndjekur në kohën e tranzicionit. Në shtypin rus e në shtypin shqiptar nuk i lexon këto krime. Instruktorët sovjetik, që ua çoroditën mendjen e shpirtin shqiptarëve, ua bënë trurin çorbë turku, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në psiken e shqiptarit të vonuar mendërisht. Ata jetojnë në kohën e Stalinit, që e gjykoi bota demokratike për krimet e tmerrshme që bëri, por kurrë nuk e gjykuan bashkëkombësit e mi përtej Drinit, nuk e gjykuan as një grusht budallenjsh mendërisht të vonuar këndej Drinit.

Keni lexuar ndonjë shkrim nga mbesat dhe nipat e Enverit për krimet e Stalinit në Rusi, që ua kalojnë disa herë krimeve të Hitlerit? S’keni si t’i lexoni, sepse mbesat dhe nipat e Enverit nuk kanë shkruar për krimet e Stalinit e rusëve, nuk shkruajnë as sot. Nipat e Enverit e mbajtën këtë regjim të fundit në Evropë, regjimi i Enver Hoxhës ishte pjesë e këtij krimi.

Stalini vrau e bëri gjenocid në Bashkimin Sovjetik, një herë ndaj kombeve jo ruse, ndaj ukrainasve, tartarëve, azerëve, kirgizëve, çeçenëve  pastaj iu kthye rusëve, që e kundërshtonin. Shfarosi miliona rus, “armiq të popullit”.  

Keni lexuar për krimet e rusëve ndaj ukrainasve? Nuk keni lexuar. Nipat dhe mbesat e Enverit nuk e kanë trajtuar. As në kohën e diktaturës enveriste nuk është trajtuar gjenocidi rus ndaj ukrainasve, ishin të zënë me nazizmin dhe me shqiptarët “bashkëpunëtorë të nazizmit”. Mund ta keni parë ndonjë film ukrainas, kur rusët përpiqen ta shuajnë nga faqja e dheut kombin ukrainas me uri, përndjekje e shfarosje. Komisarët rus  dhe instruktorët e partisë vranë më mijëra ukrainas, kur nuk arrijnë t’i zhduknin me uri.   

Keni lexuar ndonjë shkrim a analizë për diktatorin Putin, që i sulmon shtetet përreth me avion, tanke e ushtri mercenare? I rrafshon qytetet e katundet gjeorgjiane, çeçene, kirgize etj,  Nuk keni lexuar. Shtypi shqiptar nuk merret me vogëlsira të tilla. Përkundrazi në rrjetet sociale shqiptarët kanë dal në anën e diktatorit e vrasësit Putin, kanë dal në anën e ushtrisë kriminale ruse, e shajnë dhe e kritikojnë patriotizmin ukrainas që duan ta mbrojnë kombin dhe shtetin e tyre.

   Në vend se ta kritikojnë egërsinë e Putinit e të ushtrisë ruse që kërcënon paqen në botë, nipat e Enverit e lavdërojnë diktatorin Putin që “po e mbrojnë dinjitetin e rusëve dhe kufijtë e Rusisë”. Puna e instruktorëve sovjetik jep fryte ndër breza, shqiptarët dalin në anën e krimit e të kriminelëve.

Me rastisi të lexoj një shkrim në rrjetin social të një shqiptari që përgjërohej me zotësinë vrastare të rusëve, mrekullohej me “racën e tyre të pastër”, me besimin në zot, me trimërinë dhe patriotizmin, i mbështeste në sulmet ndaj ukrainasve. Një shkrim dhe mendje e çoroditur që të le pa frymë.  Patriotizëm rus është të sulmosh me arrogancë kriminale kombet tjera?! Patriotizëm rus është të rrezikosh paqen në botë?

“Shqiptarët e çmojnë mujsharin, nuk e vlerësojnë të drejtin”, nuk e di cili udhëpërshkrues e ka thënë.

Nipat dhe mbesat e Enverit edhe sot e adhurojnë Rusinë, e adhurojnë diktaturën e Putinit, vrasësit të çeçenëve, gjeorgjianëve, tartarëve.

“Putini e rimëkëmbi dinjitetin e Rusisë”, me pati shkruar një durrsake, avokate.

Pse nuk e mbron Putini dinjitetin e miliona grave ruse, që i detyroi të shesin trupin në Evropë, Azi, Turqi, shtetet ballkanike, shtetet arabe e në SHBA? Ruset fatkeqe e kanë vërshuar dhe e fëlliqen botën, janë numër një në prostitucion, kurse burrat rus janë njëshi në krimin e organizuar, shitjen e drogës, shitjen e armëve, vrasës profesionistë etj. Janë në mbrojtje të dinjitetit të shtetit edhe këta?  

Sa të cekët janë bashkëkombësit e mi, sa mizor e të pamëshirshëm tregohen kur dalin në anën e krimit rus dhe të kriminelit Putin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot shqyrtohen dy marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Story i radhës

Ish-banori i “Big Brother VIP”: Donaldin e ndihmoi futja e Borës

Të fundit nga