Kusari-Lila: Qytetarët nuk janë rehat deri në vaksinim masiv, Qeveria Kurti po punon maksimalisht

Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që ndër qëllimet kryesore të Qeverisë Kurti është vaksinimi masiv i popullatës.

“Askush nuk është rehat deri në vaksinimin më masiv të popullatës në Kosovë. Uroj që sa më parë të gjendet mënyra më e mirë e furnizimit më të shpejtë me vaksina, pasi këtë e shoh si të vetmen mënyrë. Qeveria Kurti, është e angazhuar maksimalisht me të gjitha vendet që munden të ofrojnë mundësinë dhe që t’i dalin në krah Kosovës”.

“Duhet të bëjmë të mundur që brenda këtij viti të paktën gjysmën e popullatës ta kemi të vaksinuar, në mënyrë që të kemi njëfarë hapësire për veprimtari të tjera dhe lehtësim të masave që vazhdimisht kërkohen”.

Kusari-Lila theksoi që vetëm me aplikim të masave mund të mos ketë përhapje të virusit.

“Duhet të ketë rishikim të masave, është e domosdoshme dhe në veçanti që ato duhet të bëhen duke e mbajtur balancin midis shëndetit publik dhe kujdesit për shëndetin publik dhe natyrisht edhe ekonomisë. Po ka reagime nga përfaqësuesit e bizneseve secilën herë kur po ka prezantim të masave. Çka duhet vlerësuar dhe duhet marrë si pozitive, është fakti që ka pasë dhe duhet të ketë një dialog aktiv nga Qeveria Kurti me të gjitha grupet e interesit dhe duhet të ketë mbikëqyrje më të madhe të masave”.

“Edhe në kohën kur kishim masa, e kemi vërejtur të gjithë në terren se ka pasë shkelje flagrante të tyre, qoftë në kuptim të distancës, ose në kuptim të mbajtjes së maskës dhe kjo rrjedhimisht e sjell një domosdoshmëri të mbylljes siç edhe ndodhi një mbyllje e pjesshme. Pasi nuk kemi qenë në bllokadë, pasi ka pasë veprimtari ekonomike që fare s’kanë qenë të prekura përveç kufizimit të lëvizjes dhe lokaleve të gastronomisë”.

“Tash mbetet të shohim se sa mund të jetë efekti me një kujdes të shtuar. Askush nuk është rehat deri në vaksinimin më masiv të popullatës në Kosovë”, u shpreh ajo.

Ngjarja paraprake

Gjyqtari me rroba civile referon finalen e Kampionatit të Kosovës 

Ngjarja e ardhëshme

Fjalët e Julit bëjnë Sindin të qajë dhe largohet nga emisioni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian