Kusari-Lila: Kemi hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se kemi hyrë në dy muaj e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka thënë se kampanjës së qeverisë për të ngritur vetëdijen në kursimin e rrymës i janë bashkangjitur edhe ambasador e përfaqësues të qeverisë.

Kemi hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike. Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë.

Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë!” – ka shkruar Kusari-Lila.

Story i mëparshëm

ASH merr Shëndetësinë dhe Drejtësinë?

Story i radhës

​Kili, të paktën 23 të vdekur nga zjarret intensive

Të fundit nga