Kurti vazhdon mbështetjen për Bulliqin, 600 anëtarë të rinj i bashkohen VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe gjatë ditës së mërkurë qëndroi në Podujevë, për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti së bashku me Bulliqin vizituar tendën e VV-së të vendosur në qytet, ndërsa aty në ditët e fundit u anëtarësuan rreth 600 llapjanë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Podujevë:

Sot, në qendër të Besianës, aty ku është e vendosur tenda e Lëvizjes Vetëvendosje!, dolën për vizitë Kryetari z.Albin Kurti dhe kandidati e kryetari i Komunës së Besianës së pas datës 29, z.Shpejtim Bulliqi. Aty ata u pritën nga dhjetëra aktivistë të rinj të cilët po e përhapin frymën e ndryshimit dhe aktivizmin rinor në çdo cep të Komunës.

Në vetëm 5 ditë të vendosjes së tendës, janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë e të rinj të gatshëm për të ndihmuar Lëvizjen për të sjellë në Besianë qeverisje komunale çfarë meriton vendi dhe qytetarët tanë. Kjo mbështetje e jashtëzakonshme dhe ky numër kaq i madh i anëtarëve të rinj është garancia e ndryshimit qe po vie.

Image

Kurti vazhdon mbështetjen për Bulliqin, 600 anëtarë të rinj i bashkohen VV-së
Ngjarja paraprake

Kosovë – Moldavi, publikohen formacionet zyrtare, Muriqi në sulm

Ngjarja e ardhëshme

Orë policore në Maqedoni nga ora 17 ose 18?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian