kurti udheton per ne austrise merr pjese ne forumin ekonomik te vjenes 6550dde56b1e3

Kurti udhëton për në Austrisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

November 12, 2023
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti, nga Parisi i Francës ku mori pjesë në Forumin e Paqes, ka udhëtuar sot për në Vjenë.

Zyra e tij ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.

“Me këtë rast, ai do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, nesër prej orës 14:05”.

“Gjatë qëndrimit dyditor, Kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00.  Ndërkaq, të martën do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

rama ndan pamjet nga gramshi do tju sherbejme qytetareve ne cdo cep te vendit 6550db8e9552f
Story i mëparshëm

Rama ndan pamjet nga Gramshi: Do t’ju shërbejmë qytetarëve në çdo cep të vendit

matthew perry zbuloi se friends perfunduan per shkak te jennifer aniston ja pse 6550dde8ba572
Story i radhës

​Matthew Perry zbuloi se “Friends” përfunduan për shkak të Jennifer Aniston, ja pse

Të fundit nga

ShkoLartë