kurti te rinjve nga 16 deri ne 24 vjec shihni kete mundesi per praktike me pagese trajnime e mentorim mbi 1200 perfituan 66b8ccaebbd45

Kurti – të rinjve nga 16 deri në 24 vjeç: Shihni këtë mundësi për praktikë me pagesë, trajnime e mentorim, mbi 1200 përfituan

August 11, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar të rinjtë që të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për “praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim”.

“Programi quhet Kosovo Generation Unlimited”, tha Kurti në një video të publikuar në Facebook.

“Vetëm në dy vitet e fundit” – tha ai – “janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza”.

“Sektorët janë të ndryshëm: prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik”, tha Kurti.

“Ju ftoj ta vizitoni faqen www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim që po ofrojmë për rininë tonë përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe bashkëpunimit me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova”, tha ai.

Si shembull i kësaj, në videon e publikuar nga kryeministri folën edhe Ylza Kuraja dhe Albin Lahu, dy të rinj që thanë se kanë përfituar nga kjo mundësi.

Video:

MARKETING

RENT A CAR

obrmpdukm bdi eshte ne panik per shkak se dhendri i ahmetit nuk mund te ndertoje ku te doje 66b8cc3645880
Story i mëparshëm

OBRM:PDUKM: BDI është në panik për shkak se dhëndri i Ahmetit nuk mund të ndërtojë ku të dojë

ne vend te verzivollit qeveria emeron arben ramadanin ne krye te revizionit te fondeve ipa 66b8ccb4a0f0a
Story i radhës

Në vend të Vërzivollit, Qeveria emëron Arben Ramadanin në krye të revizionit të fondeve IPA

Të fundit nga

ShkoLartë