kurti takohet me ndihmes sekretarin obrien zbardhen detaje nga diskutimet 654f9a73ac322

Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien, zbardhen detaje nga diskutimet

November 11, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik e demokratik të Kosovës, të njohur gjerësisht edhe nga organizatat ndërkombëtare, dhe përsërita përkushtimin tonë për anëtarësim në BE e NATO si objektivat tona kryesore strategjike.” – ka shkruar kreu i pari i qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se, ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023.

Në komunikatë u bë e ditur se në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

MARKETING

RENT A CAR

ulet niveli i kredive me probleme banka e shqiperise ecuria e kreditimit pozitive pavaresisht rritjes se normave te interesit 654f981ebb097
Story i mëparshëm

Ulet niveli i kredive me probleme/ Banka e Shqipërisë: Ecuria e kreditimit pozitive, pavarësisht rritjes së normave të interesit

monika te ka mbajtur ne shtepi kur se ke pasur asnje cent ne xhep reagojne nga instagrami i monikes per linda halimi 654f9a7690ae5
Story i radhës

“Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”, reagojnë nga Instagrami i Monikës për Linda Halimi

Të fundit nga

ShkoLartë