Kurti pret në një drekë pune ministrin grek, folën për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një drekë pune ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Zyra për shtyp e kryeministrit njoftoi se në këtë drekë është biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Kurti me Dendias ka folur edhe për perspektivën evropiane të Kosovës “dhe aspiratat për integrimin e mëtutjeshëm në organizatat ndërkombëtare”.

“Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thellohet skandali i korrupsionit në IKMT, bizneset të detyruar t’i japin para drejtoreshës së Ramës

Story i radhës

Sveçla: Goran Rakiç në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat

Të fundit nga