kurti pret lulzim hetemin ne zyre flasin per projektet potenciale qe mund te realizohen ne leposaviq 65f1ff67948f0

Kurti pret Lulzim Hetemin në zyrë, flasin për “projektet potenciale” që mund të realizohen në Leposaviq

March 13, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i njohur për opinionin publik më tepër për qëndrimin 6 muaj i ngujuar në zyrën e tij “në krye të detyrës”.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti i përgëzoi kryetarin Hetemi dhe nënkryetaren Marina Bogojevic për punën, angazhimin dhe kontributin.

“Kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojevic njoftuan kryeministrin për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale”.

Në takim thuhet se u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua “rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione”.

“Duke u dhënë mbështetjen e tij, ai kërkoi nga ata qeverisje të drejtë, të mirë e demokratike”, thuhet në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​26 punëtorë u shpëtuan pas shembjes së minierës së arit në Australi

mickoski programin zgjedhor te vmro se me nje model te ri ekonomik do ta prezantojme ne shkup me 22 23 mars 65f20092c29c9
Story i radhës

Mickoski: Programin zgjedhor të VMRO-së me një model të ri ekonomik do ta prezantojmë në Shkup më 22-23 mars

Të fundit nga

ShkoLartë