Kurti nga Greqia: Uniteti e vetmja rrugë përpara

1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në dy ditët e fundit ka qenë për vizitë zyrtare në Greqi, ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Twitter’ nga Athina.

“Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë.

Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se uniteti dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar kryeministri Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës mbrëmë ka marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, derisa sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin grek.

Story i mëparshëm

U konfliktuan me një person disa ditë më parë dhe qëlluan në ajër, arrestohen vëllezërit në Korçë

Story i radhës

Jori Delli dhe Fred De Palma zyrtarizojnë lidhjen në rrjete sociale, publikojnë fotografi nga pushimet

Të fundit nga