Kurti më shumë ia bëri të ditur popullit të vet, por ia rikujtoi edhe Europës të vërtetën serbe

Një gazetare sharlatane e Kosovës e paska kritikuar Kurtin pse ky ia paska përmendur Vuçiqit krimet serbe të 1878- tës- deri në 1912- tën.  duke shkruar:

“Pedagogu i Vuçiqit!

T’i tregosh Aleksandër Vuçiqit se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës është metodë pedagogjike e edukimit të ish ministrit për informim të Sllobodan Millosheviqit!

Aleksandër Vuçiqi e di më mirë se Ti se çfarë krimesh ka kryer shteti i tij ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sepse atë punë e ka pasur, të dijë çfarë ndodh dhe sa po zbatohen urdhëratë shfarosës të shefit të tij…sepse ka qenë njëri nga ata…….

……E vërteta ka ndodhur, gjenocidi ndaj shqiptarëve është shkaktuar nga Serbia dhe tash dukesh si budalla kur autorit (Aleksandër Vuçiqit) ia dhuron librin e përgjakur, që e ka shkruar vet!

…Pra, është absurde t’ia dhurosh autorit librin që e ka shkruar vet! …..”

Me të vërtetë jemi një popull i çoroditur, le që nuk veprojmë por nuk e dimë edhe se çka duam.

Dolën tani edhe Skenderhysenat e patriotët tjerë të politikes kosovare që këmbëngulin qe të njëjtët ia kanë thënë Vuçiqit që para 11 viteve. Pse ore po rreni ?

Si e konsideroni popullin tuaj që janë bagëti e nuk marrin vesh asgjë nga ajo që flitet e shkruhet?

Nuk e kam mendjen të merrem me sharlatanët e gazetarisë dhe të politikes me ato që shkruajnë e flasin.

Unë e falënderoj Kryeministrin që botërisht ia tha Vuçiqit ato që ia tha, por bota e kuptoi edhe një herë të vërteten të harruar  për krimet serbe, por edhe shqiptarët e nxunë ato që duhet ta dinin që nga shkolla fillore.

Por më e rëndësishmja është populli që Kosovës  ( shumica ) së pari  ndjeu për këto data të fatkeqësisë shqiptare nga shekulli i 19-t dhe 20 -t.

Kur shkollat nuk flasin, Akademia e futur në zgavër të miut, politikanët nuk dinë dhe nuk duan, atëherë si të dinë të mjerët e shek. 20 ?

Kurti ia dhuroi Vuçiqit edhe tri libra. Po Vuqiçi si t ‘i merr ato fakte te shkruara, kur e di të vërtetën serbe.

Të vëmë bast se sa % e kosovarëve dinë për masakrat serbe gjatë 2 shekujve të fundit?

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Kësaj shenje i përket personi që s’po e harroni dot

Ngjarja e ardhëshme

Republikanët e Senatit bllokojnë fillimin e debatit mbi infrastrukturën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian