kurti me parafushate ne prizren 6781afb398cdf

Kurti me parafushatë në Prizren

January 11, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë ishin sonte në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, në një lloj parafushate për të prezantuar progresin në trashëgimi kulturore, shëndetësi, punësim, mirëqenie e sundim të ligjit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se ishte në Prizrenin e Lidhjes, të shatërvanit nga burimi i pashtershëm i ujit, sikurse dashuria e tyre për këtë qytet e për Republikën.

“Në jug të Kosovës, në Prizrenin e Lidhjes, të shatërvanit nga burimi i pashtershëm i ujit, sikurse dashuria jonë për këtë qytet e për Republikën.

Sonte ishim në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” për të prezantuar para qytetarëve progresin në trashëgimi kulturore, shëndetësi, punësim, mirëqenie e sundim të ligjit. Në Prizren kthehemi sot një javë, më 17 janar, në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi” për dhënë zotimet dhe paraqitur planet tona për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ulja e cmimit te energjise elektrike eksperti sqaron kush perfiton dhe si behet perllogaritja 6781a65212422
Story i mëparshëm

Ulja e çmimit të energjisë elektrike/ Eksperti sqaron: Kush përfiton dhe si bëhet përllogaritja

vlen sdo lejojme qe vlerat e uck se te perdoren per interesa te bdi se ilire dauti vazhdon te jete kryetare komisioni 6781b2be6377d
Story i radhës

VLEN: S’do lejojmë që vlerat e UÇK-së të përdoren për interesa të BDI-së! – Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare komisioni!

Të fundit nga

ShkoLartë