Kurti flet me Tajanin: Trupat italianë të KFOR-it vepruan guximshëm për të ruajtur paqen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajanin, me të cilin ka biseduar për trupat e lënduar të KFOR-it italianë në veri.

“Në një telefonatë të dytë sot me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, përcolla mirënjohjen e thellë të qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për trupat italianë të KFOR-it të cilët vepruan guximshëm për të ruajtur paqen përballë ekstremizimit të dhunshëm”, shkroi Kurti.

Ai u ka uruar  shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve.

Tajani më herët njoftoi se 11 trupa italianë të KFOR-it janë plagosur nga përleshjet në Zveçan. 

Story i mëparshëm

Tensionet, Begaj: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës

Story i radhës

Presidentja e Greqisë shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 25 qershor

Të fundit nga