“Kurti duhet mbrojtur” Berisha për Open Balkan: Duan ta paraqesin Prishtinën si sherr

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes me  krerët e degëve të PD ka folur edhe për “Open Balkan”.

Ai shpreh se kjo nismë do të nxjerrë Prishtinën si sherrin e Ballkanit, ndër kryeministri Albin Kurti duhet mbrojtur.

“Shqiptarët sot kudo që janë i detyrojnë Albin Kurtit me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër Serbe. Nga një projekt që në vend që të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta sanksionin poshtërimin e Kosovës, me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Prishtinën si sherrin e Ballkanit, ndërkohë që është Beogradi.

Kjo seri gënjeshtarësh, që bëjnë avokatinë e projektit unë u them citoni një nen të traktatit. Nuk e kanë publikuar kurrë, kush e ka parë, kush e ka lexuar? Askush nuk e di, nuk mungojnë lajkatarët, i gjithë mjeti i Soros është ngritur në këmbë për të mbështetur Ballkanin e Hapur,” u shpreh Berisha. /albeu.com

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Rama nga varrezat e dëshmorëve: Do ta transformojmë këtë park memorial

Story i radhës

Berisha: “Open Balkan” kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit, projekt rus i firmosur nga Lavrov

Të fundit nga