Kurti: Asnjëherë nuk do të diskutoja për diçka jokushtetuese, refuzmi i Serbisë tregon se s’janë pajtuar me përmbajtjen

March 2, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është duke raportuar për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti në hyrje të fjalimit.

Ai ka shtuar se presidenti serb Vuçiç e ka refuzuar marrëveshjen.

“Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

Ka shtuar se edhe pse është pajtuar që të nënshruajë, marrëveshja nuk është e pranuar ende, meqë s’ka nënshkrim.

“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ndër tjerash tha se nuk do të diskutonte asgjë jokushtetuese.

“Më lejoni të riktheksoj se si kryeministër nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin tonë kushtetues e ligjor apo diçka që synon territorializimin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Asnjë nga kjo asnjëherë”, tha Kurti.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.

“Gabimet e qeverive të kalaura do të mundohem që t’i eleminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti. /Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita nesër në protestë para kryeministrisë/ FNSH dhe forcat Shqiponja ‘zbresin’ në terren, në gatishmëri edhe RENEA

Story i radhës

REL: Kurti dhe Vuçiq do të takohen sërish me 18 mars në Ohër

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë