Kurrë më afër shkarkimit?

Për momentin është trajneri më i kërkuar nga ekipet e mëdha. Në Itali flitet shumë për një kalim të mundshëm te Roma dhe Lazio, ndërkohë që në Angli janë Manchester United dhe Chelsea që kanë shfaqur interes.

Po flasim për Max Allegri, i cili shumë shpejt mund të rikthehet në krye të një ekip.

Në fakt në orët e fundit destinacioni më i mundshëm është Parisi. Leonardo gjithmonë ka qenë një mbështetës i tij për shkak të aventurës shumë pozitive te Juventusi. Raporti mes Tuchel dhe drejtorit sportiv të parisienëve është gjithnjë e më i tensionuar, pas humbjes kundër Manchester United.

PSG-ja është në kërkim të një trajneri me eksperiencë që është i aftë që të menaxhojë një grup shumë cilësor futbollistëve. Allegri shihet si trajneri perfekt për situatën që po kalon klubi francez.

Ngjarja paraprake

OnePlus ndjek hapat e Samsung

Ngjarja e ardhëshme

​Vazhdojnë punimet për rregullimin e kanalizimit në lagjen e re afër shkollës “Dëshmorët e Kombit”

të fundit nga