“Kurat natyrale për të trajtuar Covid-19″/ Pipero: Ndiqni këto hapa

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar disa hapa që na ndihmojnë për ta kaluar sa më lehtë Covid-19.

Ajo që sugjeron mjeku janë: Ndenja për një farë kohe në diell për të marrë vitaminë D, ecja në ajër të pastër, ushqimi i mirë si dhe gjumi.

Po ashtu, këshillon Pipero, e mira do ishte që të pini sa më shumë ujë.

“…Ata që janë pozitivë, duhet të bëjnë sa më shumë gjumë, e të rrinë sa më të qetë. Në vend që të shpërthejnë enzimat me efekt negativ, të shpërthejnë ato me efekt pozitiv.”

I pyetur nëse mund të rekomandohen qetësues për ata që kalojnë gjendje ankthi apo stresi, Pipero këshillon për çajra me efekt qetësues apo barna me bazë bimore.

“Mund të bëjnë një çaj, një qetësues, një substancë nga ato bimoret që sjellin gjumë.”

Ndërsa, për ata që e kanë kaluar Covid-19, Pipero thekson:

“Ata duhet t’i thonë vetes që kanë kaluar një beteje jo të lehtë. Kjo s’do të thotë, se për 2-3 javë mund të mos shfaqet sëmundja prapë. Ende nuk e dimë sa të mbrojtur jemi. Kam dy raste, që janë infektuar dy herë. Herën e dytë pa shenja. Kujdesi vlen për të gjithë”, tha ai për abc news.

Ngjarja paraprake

Dy lojtarë të infektuar me Covid-19, Kroacia zbulon rezultatet e testeve për futbollistët e tjerë

Ngjarja e ardhëshme

Këto janë ngjarjet e datës 17 nëntor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian