“Kur unë të plakem, mos u mërzit”

Letër prekëse drejtuar vajzës nga nëna.

“E dashur vajza ime,

Ditën kur do të shohësh se jam plakur, të kërkoj të jesh e duruar dhe mbi të gjitha, të mundohesh të kuptosh se çfarë do të jem duke kaluar. Nëse kur të jemi duke folur bashkë, e përsëris të njëjtën gjë disa herë, mos më ndërprit duke thënë: “E the të njëjtën gjë një minutë më parë”, por thjesht më dëgjo, të lutem. Kujto pak kohën kur ishe e vogël dhe unë të lexoja të njëjtën histori natë pas nate, derisa të zinte gjumi.

Kur nuk do të dua të bëj dush, mos u nevrikos dhe mos më vendos në siklet. Kujto gjithë rastet kur vrapoja pas teje duke të mbajtur me të mira për të të bindur të laheshe, në kohën kur ishe e vogël.

Kur të shohësh se jam injorante në teknologjitë e reja, më jep kohën të mësoj dhe mos më shih shtrembër. Kujto, e dashur, se sa me durim të mësova edhe gjërat që sot të duken më të thjeshtat, si psh të hash siç duhet, të vishesh, të kapësh flokët dhe të përballesh me problemet e jetës së përditshme. Kur të shohësh se jam moshuar, të kërkoj vetëm durim dhe mbi të gjitha, të kuptosh çfarë do të jem duke kaluar.

Nëse rastësisht e humbas rrjedhën e asaj që po bisedojmë, më lër kohë të kujtohem dhe nëse nuk më kujtohet, mos u bëj nevrike, arrogante apo e paduruar. Mbaj në zemrën dhe mendjen tënde vetëm idenë se gjëja më e rëndësishme për mua është të jem me ty.

Dhe kur të plakem aq sa këmbët e mia të lodhura të mos më lejojnë të eci aq shpejt sa më parë, më jep dorën tënde të ecim bashkë, ashtu siç unë të zgjasja dorën time për të të mësuar të ecje, kur ishe e vogël. Kur të vijnë ditë të tilla, mos u mërzit. Qëndro me mua dhe më kupto teksa arrij në fund të jetës sime me dashuri. Unë do të lumturohem e do të falenderoj për dhuratën e kohës dhe lumturisë që ndamë së bashku.

Me një buzëqeshje të madhe dhe me një përqafim dashurie, që gjithmonë i kam pasur për ty, dua të të them se të dua shumë vajza ime.

Nga mami yt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një ngjarje e çuditshme ka shokuar tifozët e Fenerbahces

Story i radhës

SHBA do të shpallë sanksione ndaj 300 anëtarëve të Dumës ruse

Të fundit nga