Kur hoxha ahmak bëhet yll mediesh

Një hoxhë palaço u bë yll, e nxorën të gjitha televizionet, sepse tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë. Kështu kanë thënë të gjithë hoxhallarët prej se e mbajë në mend, janë përpjekur që gruan ta mbajnë analfabete, të pa dal dhe skllave të burrit e të familjes.

Kritikat ndaj këtij hafuzi primitiv  ishin të flashkëta, gati ishin kritika dashamirëse. E nxorën se ai bënë flija nga konserva e plastikës. Kjo ishte për ta arsyetuar se ai nuk mendon ashtu, por i kanë thënë,  e kanë paguar të thotë ashtu. Duhet të kemi mirëkuptim  ndaj hoxhallarëve që i paguajnë forcat e errëta?

Po ky hoxhë primitiv, gjysmë analfabet dhe i djallëzuar del me marrëzinë tjetër. I bënë ftesë kryeministres gjermane, Merkel që të kthehet në myslimane! I dhimbset hoxhë  ahmakut që Angela Merkel, nuk mund të shkoj në Parajsë, sepse Parajsa është privilegje vetëm për myslimanë, të gjithë të tjerët do të shkojnë në Ferr. Prandaj me dhembshuri ahmaku i thotë, “banu myslimane, engjëlli im Angela”. Me fjalë të tjera mos  lejo që të te djeg zjarri i xhehenemit.

Hoxha pos që është ahmak, është i djallëzuar. I kanë thënë të sillet kështu: pak budalla e pak sherr budalla. Sikur ta merrni seriozisht të huajt këtë sherr budalla, kjo do të ishte skandal, por e dinë se ai është palaço, i paguar që të thotë marrëzira.

Po  mediet?

Ngjarja paraprake

Roli i Prustit në letërsi dhe ndikimi te Koliqi

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi 5 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

të fundit nga

Heshtja e gjallë

Herë rrija ulur këmbëkryq, herë ngrihesha në këmbët që më dridheshin nga

AlbanianEnglishMacedonian