Kur fati i shtetit varet nga bartësit e pushtetit, të cilët nuk kanë njohuri as ndërgjegje për shtetin

Pushtetarët (të pazëvendësueshëm), që nga shpallja e shtetit, jo që nuk arrijtën të rrumbullaksojn procesin e shtete-formimit por, të gjitha lëvizjet shpien në dëm të shtetit dhe shpresa e zhvillimit apo mbajtjes së shtetit, nuk shifet në horizont.

Shprehjen e mendimit do e filloi me nji fjalë apo tregim të moqëm. Nji njeri kishte ra në lum dhe, uji e qonte teposht. Në nji moment, njeriu, iu drejtua Zotit për ndihmë. Zoti iu përgjegj dhe I tha: LEVIZ PAK SE TË NDIHMOJ SHUM. Njeriu levizi me duar e këmbë dhe arrijti të shpëton nga lumi. Levizjet e pushtetit, si duket nuk bëhen për shpëtimin dhe ruajtjen e Kosoves.

Çdo njeri, qështjet I shiqon nga këndvështrimi personal. Ndaj, do përpiqem që, nga këndveshtrimi I im ti shfaqi, vetem disa, nga momentet apo faktet esenciale dhe relevante në proceset të mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit.

SHTRESA POLITIKE

Thuaja, që nga shpallja e pavarsisë së Kosoves, shtresa politike është e pandryshuar. Nga kjo shtresë do përjashtoja Fatmir Sejdiun, Atifeten dhe Vjosen. Mendoj se këto personalitete ishin dhe janë të vetmit, arsimimi I të cilëve, iu nep njohuri të plotë mbi shtetin dhe për shtetin. Ndërkaq, të gjith të tjerët, të cilët, vite me radhë, u rreshtuan në postet e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit, të cilët, e kuptoi se rreth vedit, kishin dhe kanë këshilltar por, të zgjedhur nga rrethet e ngushta, jam I sigurtë se nuk e dinë as definicionin e shtetit dhe sovranitetit. Pushtetin e kan marr si me TAPI. Këtë e argumenton edhe fakti se çfarë beteje, për momentin, zhvillohet për postin e Kryetarit të shtetit, beteja me këmngulje për mbajtjen e Qeveris egzistuese etj. E gjith kjo, thua se populli nuk egziston!!!

DËSHTIMI I PAFALSHËM I SHTRESES RRETH GJENOCIDIT SERB

Edhe ky fakt, I tmerrëshëm, flet se shtresa politike, gjatë periudhes së pas luftes, nuk tregoi njohuri, pjekuri dhe ndërgjegje përkitazi me gjenocidin serb në Kosovë. Sëshpejti, Kosova do e kremton 13 vjetorin e shpalljes së pavarsisë. Për gjenocidin I cili përbëhet nga vrasjet e shumta, mija dhunimeve dhe spastrimit etnik, Kosova nuk e ndërmorri qoftë edhe nji hap apo masë. Shpesh lexoi dhe fajsohet Bashkësija ndërkombëtare për mosaktualizimin e gjenocidit në Kosovë!!!

E kam shprehë mendimin edhe më par dhe, po e potencoi, detyrë e pushtetit kosovar ishte dhe është që të vepron, të përgaditë kërkesen e argumentuar me të dhënat rreth vrasjeve, dhunimeve dhe spastrimit etnik, dhe, brenda mundësive, edhe me emrat e kriminelëve serb gjat eskalimeve në Kosovë, përfshirë këtu edhe emrat Vuçiq dhe Daçiq. Tani, shkurt shqip, Kërkesa për kompenzimin e dëmeve, I përket materies juridiko-civil dhe I dërgohet Serbis… dhe I ka rrjedhat e veta procedurale. Ndërkaq, kërkesa për përgjegjësi penalo-juridike e ka një kahje tjetër. Kërkesa I dërgohet Gjykates ndërkombëtare të drejtësisë, e themeluar nga OKB. Iu lutem, pranë OKB egziston Agjencioni për gjenocid dhe administrata e Gjykates ndërkombëtare e njohur si REGISTRY, me të cilat vetë shtetet ose agjencit e posaqme mund të komunikojn. Statuti I Gjykates ndërkombëtare e parashef edhe mundësin e paraqitjes, në cilsi të palëve edhe të shteteve joantare të OKB. Çka pret Kosova more….!!!!!! Populli nuk do ua falë.

KUSHTETUTA DHE SISTEMI

Pas shpalljes së pavarsisë, me vrapim, u aprovua edhe Kushtetuta e Kosoves. Tekstin e Kushtetutes e përgaditi Komisiioni I emruar. A mund të mirret me mend se, vetem dy dit pasi që Komisioni e përfundoi tekstin, jo që populli nuk u konsultua fare por, brenda dy ditëve, me 9 prill 2008, Parlamenti e aprovoi Kushtetuten. Jam I sigurt, nga se vet koha flet, as deputetet, nuk kan patur afat e mos të flasim për njohuri që ta kuptojn përmbajtjen e Kushtetutes. Falë kësaj, Kushtetuta përmban aq të meta sa që në fakt, Kushtetutë është Gjykata kushtetuese.

Sëpari, Kushtetuta, nuk shprehet në mënyrë decidive cilit sistem (parlamentar, presidencial….) I përket Kosova. Kështu, Kosova, nuk mund ti përket sistemit presidencial deri sa Kryetarin e shtetit e emron Parlamenti. Në anën tjeter, kompetencat, të cilat Kushtetuta ia nep Kryetarit, I kalojnë madje, edhe kompetencat e Kryetarit të shteteve presidenciale. Të kuptohemi, sistemit presidencial I përkasin shtetet, në të cilat Kryetarin e zgjedh populli, si psh. SHBA.

I hulumtova disa akte të OKB. Përveç tjerash, egziston edhe regjistri I të gjitha shteteve të botes, me specifikim të përkatësive sistemore dhe formave të pushteteve. Në regjistër ishte edhe shteti I Koso ves. Kosova definohej si shtet parlamentar. Pozita e Kryetarit të Kosoves ishte definuar si pozitë CEREMONIALE.

Mendojeni, në se Parlamenti pretendon me bërë ndryshimin e Kushtetutes, atë nuk mund ta bëj edhe pa dy të tretave të votave të minoriteteve, pra pa votat e deputetëve serb – neni 65 pika 2!!! Sipas Kushtetutes, neni 2, sovraniteti buron nga populli, I takon popullit…. Ndodhi Çakorri, flitej për njëfar korigjimi të kufinjëve etj. A e PYETI ndokush donjëherë popullin e shkret!!! Për afro 13 vite, jo që nuk u pretendua korigjimi I Kushtetutes por as Kryetari I shtetit as Qeveria, as që u paraqiten me donjë përpjekje, me donji propozim të donjë amandamenti kushtetutar.

Ku nuk shtrihet sovranbiteti nuk funkcionon shteti. Në “Veri”, nuk shtrihet sovraniteti I Kosoves. Shum shqipëtar, edhe u dëbuan nga ajo pjesë, serbët u vetizoluan në veri me qellim të mosrrespektimit të normave të Kosoves, veprojnë sipas udhëzimeve nga Beogradi. Mitrovica u nda. Minjera e Trepqes në jug, shkritorja në veri, ndaj a mund të flasim për Trepqen. Në kohen e fundit vërej se në veri Serbija nderton shtepija, komplekse madje edhe kisha, për ti shpall manastire dhe ndodh ku me dit çka tjeter. A egziston pushteti I Kosoves, a është në dijeni për krejt çka ndodhë, a ndermerr apo a përpiqet të ndërmerr, qoftë edhe donjë masë për shtrirjen e sovranitetit, për mprojtjen e teritorit të Kosoves.

SISTEMI ZGJEDHOR DUHET NDRYSHUAR

Sistemi egzistues zgjedhor, nuk e përmban vullnetin e popullit të Kosoves dhe nuk është në interes të popullit. Egzistimi apo formimi I subjekteve politike është krejt normale dhe e ka mbështetjen formalo juridike. Por, zhvillimi I ngjarjeve që nga shpallja e shtetit, mbaj mendimin se, e argumenton nji lloj të klanizimit të subjekteve politike I cili është tejet I rrezikshem për shoqëri dhe, e anashkalon interesin e popullit. Nuk do flas për mungesen apsolute të kultures politike por, komunikimi në mes subjekteve politike, ndaj edhe në mes të “përfaqsuesve të popullit” në parlament e argumenton shprehjen dhe mprojtjen e interesave të subjektit të cilit I përket e jo të popullit. Nuk mund të konsiderohet veprim demokratik veprimi që, un po e quaj klani I sejcilit subjekt ti përpilon listat e e deputetëve të ardhëshëm të parlamentit.

Është koha dhe më se e nevojshme që të ndryshohen aktet ligjore të cilat flasin për sistemin zgjedhor. Në se pretendohet demokratizimi dhe interesi I popullit, është e demosdoshme, që zgjedhjet të zhvillohen në kuadër të njisive politike lokale të shtetit, komunave. Në proporcion me numrin e banorve, të caktohet numri I përfaqsuesve për sejcilen njisi lokale, dhe drejtëpërdrejt nga populli të propozohen dhe, në proceduren e parapar, të zgjedhen. Vetëm në këtë mënyrë do vij në shprehje të plotë interesi I popullit. Popullit I duhet demokraci dhe jo demokraci institucionale apo centraliste, të cilat janë të klanizuara dhe fare nuk kan të bëjnë me demokraci. Këtu në SHBA, nuk ndodhë që pretendentët për Kongres, Senat apo për strukturat e shtetit dhe atyre të qyteteve ti propozon institucioni partiak.

Dhe, në fund, po bëhem edhe banal, për zgjedhjen e Kryetarit të Kosoves dhe të qeveris, shkoni në mazgjah dhe përpiquni të gjeni diçka të përshtatëshme për ato pozita.

Ngjarja paraprake

Babë e djalë vdesin nga Covid-19 — Familjarët thonë se nuk kishin probleme shëndetësore

Ngjarja e ardhëshme

Baggio: Do dëshiroja të luaj për Guardiolën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian