“Kur do t’i bëhet thirrje Armenisë që t’i japë fund pushtimit?”

Ambasadori i Turqisë në Londër, Ümit Yalçın, tha se në vend të retorikës kundër Turqisë, është e nevojshme që Armenia të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe t’i tërheqë forcat e saj nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, duke tërhequr vëmendjen për heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me çështjen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yalçın shkroi një letër në përgjigje ndaj një lajmi të gazetës Financial Times të datës 10 tetor me titullin “Armenia u bën thirrje fuqive ta frenojnë Turqinë”.

Në letrën e botuar sot nga gazeta, Yalçın deklaron se retorika në fjalë është një përpjekje tjetër e Armenisë për të larguar vëmendjen nga faktet.

Yalçın ka theksuar se presidenti armen Armen Sarkissian, i cituar në lajmin e gazetës, është udhëheqësi i një vendi që prej 30 vjetësh mban të pushtuar 20 për qind të Azerbajxhanit.

“Është po i njëjti vend që tallet me sistemin ndërkombëtar që bazohet në ligjin dhe rregullat ndërkombëtare”, është shprehur ambasadori turk.

Yalçın ka thënë se Armenia vazhdon fushatat e saj dezinformuese sikur nuk të mos ketë zhvendosur një milion turq azerbajxhanas për shkak të pushtimeve.

“Armenia përfiton nga ngërçi aktual pasi pushtimi i saj nuk dënohet nga bashkësia ndërkombëtare. Kur do ta thërrasë bashkësia ndërkombëtare Armeninë që t’i japë fund pushtimit dhe ta respektojë të drejtën ndërkombëtare?”, pyeti Yalçın.

Duke vënë në dukje se Armenia po përpiqet paturpësisht ta paraqesë situatën aktuale si një luftë kundër “gjenocidit” në vend që t’i japë fund pushtimit të paligjshëm, ambasadori Yalçın deklaroi se Jerevani duhet të pajtohet me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të tërheqë forcat e tij nga territoret e okupuara azerbajxhanase në vend të deklaratave të tilla.



. .

Ngjarja paraprake

Një djalë në planet e Teutës e Adonisit?!

Ngjarja e ardhëshme

Mickoski: Numrat e sotëm të KOVID-19 janë katastrofë nacionale, përgjegjëse është qeveria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian