Kur Baton Haxhiu e quajti Ibrahim Rugovën “tradhtar i fëlliqtë”?!

min lexim

Flokëkuqi, bastardi me emrin Baton Haxhiu, që shumë kush i drejtohet edhe me Stanishiq është një figure kontroverse, ngatërrestar dhe spiun par ekselencë që askush nuk mund t’i bije në fije.

Ky njeri është i përfshirë në shërbimet sekrete të shumë shteteve serbo-sllave. Ky njeri siç duket spiunimin e ka si profesion më të cilin ka nisë te merret shumë herët. Nga përfshirja ne këto ”misione sekrete” ai e ka gjetë edhe leverdinë e vetë, por këto “misione sekrete” nganjëherë edhe ia kanë shpëtuar kokën.

Gjatë luftues në Kosovë në vitet 1998/99, derisa djemtë dhe vashat tona po luftonin si luaj e luanesha me bishat e egra serbo-sllave duke e dhënë jetën për çlirimin e Kosovës ky flokëkuqi takohej fshehtas me shefin e UDB-së jugosllave Jovica Stanishiq herë në Prishtinë e herë në Brezovicë. Nuk ka nevojë të theksohet në veçanti takimi i fshehtë me shefin e UDB Jovica Stanishiq, sepse veç mund të merret me mend se pse takohej, tek e fundit ky njeri në atë kohë e bile as sot, ani pse ka ikur në Shqipëri nën sqetullën e Edi Ramës as sot e kësaj dite nuk është ndalë por e ka zgjeruar edhe më shumë veprimtarin e tij te spiunazhit.

Për këtë arsye ky flokëkuqi me emrin Baton Haxhiu u ra në sy krerëve të UÇK-së të cilët këtij kuqërremit po ia lypnin kokën, lulen e ballit për spiunazhin e tij. Duke e ditë rrezikun nga UÇK për veprimtarin e tij prej spiunazhit ai duke pas përvojën e tij në këtë fushë shumë shpejtë nisi të merret edhe më dredhi. Ai nga Maqedonia ku ishte shkuar pa there në këmbë bile edhe me përcjellje, derisa me mijëra e mijëra shqiptar po ndiqeshin, po dëboheshin si kafshët përtej kufirit për ta zbrazur Kosovën më qellim u ngujuan ne purgatorin e quajtur Bllaca ku panë mjerim dhe dëshprimin çnjerëzor por edhe torturat e pushtuesit serbo-sllav që po i ndiqte këmba këmbës. Purgatorin e Bllacës patën privilegjet qe bile edhe me përcjellje të kalojnë kufirin njeriu i veshur si grua e me mjekër tanimë të rruar akademiku Rexhep Qosja dhe ky fare kuqaloshi Baton Haxhiu.

Nga ky vend në vitin 1999,pra nga Tetova në Maqedoni, Baton Haxhiu për të ”larë fytyrën” apo për ti hyrë në qejf UÇK-së për ta shpëtuar vetën nga ekzekutimi ia dha një intervistë shpifëse, denigruese revistës Norvegjeze “Dagbladet” të datës 20.5.1999 (shiko faksimilin) në të cilin e quajti Presidentin historik Ibrahim Rugova hiç me ndryshe pos ”TRADHËTAR I FËLLIQËT”.

E bëri këtë për ta fshirë ”fletë arrestin” nga UÇK-ja për t’i hyrë në qejfë asaj më sharjen dhe përbuzjen ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, me të cilin edhe vetë UÇK me shumë gjatë luftës po luftonte me luftëtarët, eprorët, komandantë e LDK-së të cilët shumica e tyre edhe kidnapoheshin, vriteshin dhe zhdukeshin përgjithmonë se sa që luftonin me ushtrinë serbe.

Si për çudi pasi që vetë flokëkuqi Baton Haxhiu me zemër dhe shpirt ishte tradhtar i kombit i kombit pas këtij etiketimi ndaj Presidentit Ibrahim Rugova atë UÇK sikur e fali, nuk e ndiqte më për ta arrestuar, por për çudinë më të madhe Baton Haxhiu u bë pjesë e atyre që deri dje donin ta ekzekutonin, bile shkoi aq larg se që u bë pjesë e ekipit te Hashim Thaçit në spiunimet e shërbimeve sekrete të vendeve të ndryshme e sidomos në sigurimin sekret (UDB) dhe BIA Serbe, të cilët Thaçi, Batoni, Edi Rama së bashku me Aleksandër Vuçiqin, punuan së bashku edhe me Sorosët në të gjitha planet, komplotet, në hartimin e skemave, skicave dhe hartave për ndarjen e Kosovës por fal Zotit, Merkelit, Amerikës por edhe heqjen e Thaçit nga skena politike nga ana e Amerikës Kosova shpëtoi pa u nda.

Por, për ne fund është e frikshme këto ditë edhe sjellja makabre dhe tradhtare e PDK e cila u rreshtua kundër Amerikës me siguri me direktivat e Thaçit dhe Veselit nga burgu, kur disa figura qendrore te PDK si Vjosa Çitaku dhe Ramë Buja nënkryetar të PDK-së hapur dolën me idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës. Këtë PDK e vërtetoi më së miri edhe kur në seancë të Parlamentit të Kosovës nuk e votoi largimin e Serbisë nga Kosova me rastin e votimit për ndryshimet kushtetuese të Serbisë që ato të mbahen edhe në Kosovë.

Pra, PDK jo vetëm që u rreshtua si antiamerikane por me këtë rast votoi kundër qëndrimeve të Kosovës dhe pro atyre serbe që Serbia të mbetet në Kosovë edhe më tutje, sepse kjo parti pra PDK edhe e kishin biznesin e përbashkët me kupolën e krimit të organizuar në veri më Veselinoviqet dhe Radojqiqet në krah të cilëve edhe u pasuruan në milionerë. Por fal qëndresës së liderëve të ri të Kosovës Kurtit dhe Osmanit Serbisë ngadalë po ju rreshqet dheu ndër këmbë në veri të Kosovës me ç’rast ata nuk u lejuan, edhe përkundër qëndrimit të ndëkombëtarve, që të votohet për ndryshimet kushtetuese të Serbisë, e nuk do të lejohen të mbahen në veri as zgjedhjet nacionale të Serbisë.

Image

Baton Haxhiu e quajti Ibrahim Rugovën “tradhtar i fëlliqtë”?! Këtë e bëri nga Tetova (Maqedonia) në vitin 1999,pra gjatë luftës së Kosovës

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

СДСМ: Мицкоски мисли само на себе и партијата, избори нема да има до 2024 година

Story i radhës

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Të fundit nga