Kupa e Botës në Katar vendosi rekord të ri për më së shumti gola të shënuar

Në Kupën e Botës “Katar 2022” janë shënuar më së shumti gola në histori të këtij turneu.

Argjentina e fitoi trofeun e çmueshëm të dielën, pasi fitoi në finalen kundër Francës pas ekzekumit të penalltive.

Argjentinasit në penallti fituan me rezultatin 4:2, teksa 120 minutat e kësaj sfide prodhuan 6 gola – duke përfunduar kështu me rezultatin 3:3.

Duke përfshirë edhe finalen, gjithsej 172 gola u shënuan në Katar dhe ky është një rekord i Kupës së Botës.

171 gola ishin shënuar në turneun e vitit 1998 dhe të atij në vitin 2014.

Franca ishte kombëtarja më produktive në Katar me 16 gola të shënuara, një më shumë se Argjentina.

Anglia (13), Portugalia (12) dhe Holanda (10) ishin kombëtaret e tjera të vetme që arritën të shënonin 10 e më shumë gola. 

Spanja shënoi nëntë gola, kurse Brazili tetë sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amerikanët nuk do të arrestojnë, por do t’i gozhdojnë në “murin e turpit”

Story i radhës

​Nuk duhet t’i detyroni fëmijët tuaj të përqafojnë dikë kur ata nuk dëshirojnë

Të fundit nga