Kundërshtoi luftën e Putinit në Ukrainë, redaktori rus kërcënohet me kokë të derrit

Redaktorit të radios së pavarur ruse, Ekho Moskvy, i cili u hoq nga transmetimi nga autoritetet ruse disa ditë pas luftës, i është dërguar një kokë e derrit para banesës së tij, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se do t’i kërkojë policisë të hetojë se si koka e një derri u hodh jashtë banesës së tij dhe një slogan antisemitik, iu ngjit në derën e përparme.

Aleksei Venediktov – i cili kishte udhëhequr Ekho Moskvy për dekada – kundërshoti luftën në Ukrainë, dhe tha se nuk do të lejonte që Rusia të shndërrohej në Gjermaninë naziste.

Ai tha se në filmimet e tij, shihej një korriet i një kompanie të dërgesave, derisa kompania në fjalë e njoftoi se se personi në video nuk ishte punonjës i tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Chiellini reagon ashpër pas eliminimit të Italisë, flet edhe për të ardhmen e Mancinit

Story i radhës

Kurti: Serbia tentoi të më fuste në kurth, QUINT-i ishte shumë i ashpër

Të fundit nga