Kundër ndalimit të abortit, Meghan Markle: Harry është feminist, kemi diskutuar shumë

Meghan Markle ka dhënë një intervistë për revistën Vogue dhe ka folur hapur për dy shtatzënitë e saj dhe Princin Harry. Intervista e Dukeshës së Sussex-it erdhi vetëm disa ditë pasi Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të përmbyste vendimin ikonik në çështjen Roë kundër Wade të vitit 1973, i cili garantoi për gati 50 vjet të drejtën e grave për të ndërprerë vullnetarisht shtatzënitë e tyre.

E pyetur se cili duhet të jetë qëndrimi i burrave për çështjen e abortit, Meghan Markle tha: “Burrat duhet të bashkojnë zërat e tyre në këtë kohë me gratë, sepse këto vendime ndikojnë në marrëdhëniet, familjet dhe shoqëritë”.

Ajo shtoi: “Këto vendime mund të synojnë gratë, por pasojat janë për të gjithë ne.

Burri im dhe unë kemi diskutuar shumë për këtë gjatë ditëve të fundit.

Ai është gjithashtu një feminist. Edhe reagimi i tij javën e kaluar ishte po aq spontan sa i imi.

Unë njoh shumë gra që aktualisht janë në dëshpërim. Por ne duhet të bashkohemi. Kemi shumë punë për të bërë!”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare

Story i radhës

Kulmi i lëvizjes filozofike që zakonisht quhet idealizëm spekulativ i liderit

Të fundit nga