Kumanovë, protestojnë nxënësit: Nuk do ta ndjekim mësimin online

Stop mësimit online, nuk do të kyçemi në platformën online, ishin disa nga parullat e nxënësve të Kumanovës të cilët sot protestën e kundër mësimit në distancë. Nxënësit kërkesën e tyre e adresuan para godinës së komunës së Kumanovës dhe paralajmëruan se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh do të dalin në protesta edhe më masive.

“Nëse nuk na dëgjon Qeveria dhe nuk na mundëson të kthehemi në shkollë me prani fizike do të dalim përsëri në protestë dhe edhe me numër më të madh dhe nuk do të kyçemi në platformën online”, deklaroi një nxënëse.

“Unë kam dy fëmijë, njëri është klasa parë tjetri klasa katërt. Ai që është klasa parë sipas ligjit shkon në shkollë dhe për atë nuk ka kurrfarë rreziku, ndërsa për atë që është në klasën e katërt dorëzuam kërkesë për ndjekje të mësimit me prani fizike por kërkesa na u refuzua nga ministria e Arsimit dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Nuk e di ku është problem dhe tani fëmija I madh më pyet se përse ai nuk shkon në shkollë dhe nuk di si t’ia shpjegoj”, theksoi një prind.

Ngjarja paraprake

Demi Lovato tregon se është duke përjetuar momente të vështira, pasi u nda nga Max Ehrich

Ngjarja e ardhëshme

Analisti flet me emra, nxjerr prapaskenat e forta për politikanët shqiptarë: Ja ‘goditja’ që kanë marrë nga SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian