Kumanovë, në Opajë shënohet dita e mësuesit

Manifestimi i sivjemë qëndror i shënimit të 7 Marsit, Ditës së mësuesit, sivjet u mbajt në fshatin Opajë të Likovës, manifestim ky, i cili përkoi edhe me ditën e patronazhit të SH.F “7 MARSI”. Fjalim rasti për rëndësinë e kësaj date të ndritshme të arsimit shqip mbajti, Samet Jahiu, kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptar për Kumanovë dhe Likovë “Naim Frashëri”.

“Në këtë ditë, Ne ju nderojmë për kontributin tuaj që keni dhënë dhe po jepni për mësimin dhe edukimin e fëmijëve tanë. Detyra jonë sot është që ta përcjellim frymën tone të përkushtimit dhe punës me passion të pastër deri tek brezat e ardhshëm, mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë për të ardhmen dhe jetën e tyre.”, u shpreh Samet Jahiu, kryetar i SHASH “Naim Frashëri” – Kumanovë – Likovë.

“Është koha që ne të kuptojmë se të qënit mësues, në fakt është një mission, mission që duhet të përcjellë të rinjëve këtë gjuhë të shenjtë, është një mission për ti bërë të rinjtë tanë të ecin përpara, të shohin të ardhmen, të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.”, tha mes tjerash gazetari Marin Mema.

“Festojmë këtë ditë të cilën e kemi amanet dhe duhet të angazhohemi bashkarishtë për të mirën e përgjithëshme të arsimit në komunën e Likovës dhe gjetiu, të mundohemi që të përmirsojmë jetën dhe cilësin e arsimit. Të gjithë ne e kemi për obligim që të angazhohemi për të avancuar procesin edukativo arsimorë.”, u shpreh Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

“Ju uroj dhe ju përgëzoj për këtë ditë, ju dëshirojë edhe për gjeneratat e reja të cilat do të punojnë në shërbim të vendit tonë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, ju urojë shëndet e suksese në të gjitha sferat e jetës e sidomos në rrugëtimin dhe detyrën tuaj për zhvillimin e arsimit.”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Edhe këtë vit për rezultate të arritura në sferën e arsimit me çmime special u nderuar arsimtarët e dalluar, sikurse edhe nxënësit e dalluar për suksese të arritura në gara të ndryshme të organizuara për nder të 7 Marsit. Me këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-zbavitës me këngë e valle dhe recitime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Murati: Pjesëmarrësit në Programin “Ekonomia e Kujdesit” në afat të gjatë do të jenë me përfitim të madh për komunitetin

Story i radhës

Barcelona shumë pranë nënshkrimit të mbrojtësit të Chelsea, e konfirmon gazetari i njohur

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish