Kumanova ka para për rrymën vetëm për tre muajt e parë të vitit 2022

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i ftuar në emisionin “Studio 10” në TV24 bëri të ditur se problemi me krizën energjetike është serioz dhe të gjitha komunat do të përballen me të.

Ai bëri thirrje që shteti të gjejë mënyra për subvencionimin e llogarive të komunave, për përballje me krizën energjetike. Ai shtoi se Kumanova ka para për rrymën vetëm për tre muajt e parë të vitit 2022.

“Nëse shohim që gazi është rritur katërfish dhe në një muaj tashmë janë shpenzuar fondet që janë planifikuar për katër muajt e ardhshëm, atëherë do të hasim në problem serioz në deficitin buxhetor dhe mungesa e mjeteve të dedikuara që i marrim nga bllok grantet për kompetencat e deleguara në arsim dhe segmente të tjera të funksionimit të vetëqeverisjes lokale”.

“Ekziston edhe problemi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Të premten e kam shikuar analizën e energjisë elektrike të konsumuar, diku në këtë moment komuna e Kumanovës vetëm në bazë të energjisë për muajin janar në buxhet varen mjetet që duhet të dalin nga bllok-dotacionet për arsim me mbi 2 milionë denarë, që do të thotë se në janar, shkurt dhe mars do të shpenzojmë totalin e mjeteve të planifikuara për financimin e energjisë për tërë vitin aktual, sepse kemi rritje e madhe”, tha Dimitrievski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sela si ish shefi i tij Thaçi, nuk jep dorëheqje

Story i radhës

5 mënyrat si të bëheni lehtësisht një person mëngjesi!

Të fundit nga