kulusevski ronaldos i kerkova nje nder 65f225b2f2683

Kulusevski: Ronaldos i kërkova një nder!

March 13, 2024
1 minut lexim

Dejan Kulusevski u transferua te Juventus në vitin 2020 nga Parma.

Pritshmëritë e bardhezinjve për sulmuesin ishin të larta, por anësori nuk mundi që të përshtatej me “Zonjën e Vjetër” dhe në merkaton dimërore të vitit 2022 u largua me destinacion Londrën ku edhe aktualisht bën pjesë e klubit të Tottenham.

Së fundmi, Kulusevski është rikthyer të flasë për aventurën me Juventusin duke theksuar se u largua me motivin se te bardhezinjtë ndjehej i padobishëm.

“Te Juventus nuk luajta titullar për thuajse gjashtë muaj me radhë. Ndjehesh keq sepse bën maksimumin për të luajtur ndeshjet, por pastaj përfundon duke parë që në rolin tënd aktivizohen lojtarë të cilët në fakt nuk mbulojnë atë pjesë të fushës.

Unë ndjehesha i turpëruar, i padobishëm. Njerëzit nisën të flisnin, thonin se nuk isha i mirë, se nuk isha i shpejtë mjaftueshëm dhe këto të ndikojnë. Më e keqja vjen kur nis dhe i beson këta njerëz, tani kritikat i pranoj vetëm nga motra ime. Ajo është shumë e ashpër, por e di se gjithçka e thotë për të mirën time.

Eksperienca me Ronaldon? Një djalë i shkëlqyer, pas stërvitjes të gjithë ishin me telefonë në duar përveç atij. E shikoja çdo ditë se sa fortë stërvitej dhe të mendosh që nuk kishte për t’i provuar asgjë askujt.

Unë nuk jam nga ata që i kërkoj shokëve të skuadrës favore, por Ronaldos i kërkova një autograf te bluzja, që më pas ia dërgova nënës sime.

Unë para disa vitesh mendoja të bëja ndonjë punë të zakonshme në Suedi dhe më pas e gjeta veten përkrah Ronaldos, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, u shpreh 23-vjeçari.

MARKETING

RENT A CAR

financimi i interkonjektorit te gazit maqedoni greqi ministria e financave konfirmon 98 6 milione euro nga berzh 65f223cf8a76d
Story i mëparshëm

Financimi i interkonjektorit të gazit Maqedoni-Greqi/ Ministria e Financave konfirmon 98.6 milionë euro nga BERZH

izraeli planifikon te zhvendose 1 4 milione njerez nga rafah per ne qender te gazes 65f2262852955
Story i radhës

Izraeli planifikon të zhvendosë 1.4 milionë njerëz nga Rafah për në qendër të Gazës

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë