Kultivuesit e luleshtrydhes në vështirësi, fermerët: Shpresojmë që qeveria të mbaj premtimin për naftë falas

Në Frakull, kultivuesit e luleshtrydheve gjenden në vështirësi. Ata thonë se mungesa e politikave mbështetëse nga qeveria po i penalizon teksa shpresojnë që të realizohet premtimi i Kryeministrit Rama për ofrimin e karburantit falas për fermerët.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se duke nisur nga ky vit fermerët do të përfitojnë karburant falas.

Fermerët e mirëpresin nismën e qeverisë por shprehen dyshues dhe jo fort optimist deri në realizimin e saj.

Nesti Troka i cili është pronar i një sere prej 12 dynym me luleshtrydhe në Frakull thotë se shpenzimet veçanërisht për naftën janë tejet të larta ndërsa fitimet të ulëta.

Këtë vit mungesa e eksporteve, edhe për shkak të pandemisë, ka penalizuar shitjet.

Ai thotë se kjo situata e ka detyruar të ul çmimin e luleshtrydheve.

Në Frakull fermerët shprehen se hasin vështirësi gjatë punës së tyre pasi mungojnë politikat mbështetëse nga qeveria.

Shpenzimet e larta, mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta me të cilat detyrohen të shesin prodhimin po çojnë një pjesë të tyre në prag të falimentimit.

Ngjarja paraprake

Norvegjia vendos kufizime të reja për të parandaluar valën e re të Covid

Ngjarja e ardhëshme

Melisa kërkon të sqarojë ftohjen e Fatjonit: Kemi folur në telefon dhe…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian