Kultivonte bimë narkotike me llamba në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka publikuar pamjet e një operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në Tiranë.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 32 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

32-vjeçari kishte përshtatur një banesë të marrë me qira në rrugën “Sotir Caci” në kryeqytet, për kultivim të bimëve narkotike.

Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë.

Gjatë kontrollit të banesës, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​EL/ Barçës i nevojitet fitorja për të vazhduar tutje, sfidë e vështirë edhe për Sevillën

Story i radhës

Khloe Kardashian ekspozon hiret trupore, pas humbjes në peshë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish