“Kukulla” e Vladimir Putinit shpërthen pas vizitës së liderit ukrainas në SHBA

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova nëpërmjet rrjetit social Telegram ka komentuar vizitën  e presidentit Volodymyr Zelensky.

Zakharova nuk i ka kursyer fjalët ofenduese ndaj liderit Ukrainës Volodymyr Zelensky duke e cilësuar ata si një “bir kurve të Perëndimit”. Ndërsa në lidhje me vizitën e këtij të fundit ajo u shpreh:

“Qasja pseudo demokratikë e BE-së dhe e SHBA-së forcon më tej ndjenjën e mosndëshkimit të Kievit dhe e shtyn qeverinë ukrainase të ndërmarrë hapa jashtëzakonisht të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për vetë atë”. Ishte pikërisht kjo vizitë që e ka bërë Zakharoven të nxjerrë vrerë nga goja duke e thënë për Zelenskyn që ai është masha e Amerikës kundër vendit tonë.

“Vizita e Presidentit ukrainas në SHBA treguan se Ukraina dhe SHBA nuk po kërkojnë paqe përkundrazi ato janë të vendosura për të vazhduar armiqësinë. Diçka e tillë vërtetohet dhe nga fjalimi i Zelenskyt në Kongresin amerikan ku ai tha se ndodhej atje për të falënderuar popullin amerikan presidentin dhe kongresin për mbështetjen që i është ofruar gjatë kësaj lufte, me shpresën se e njëjta mbështetje dhe ndihmë do të vazhdojë deri në përfundim të konfliktit”, u shpreh ajo.

Më tej ajo vuri theksin dhe tek mbështetja që SHBA kanë ofruar për Ukrainën.

“Nuk është aspak rastësi që presidenti i SHBA- së Joe Biden ka ofruar ndihmën e tij për të forcuar mbrojtjen  veçanërisht  nga ajri në favor të Ukrainës kundrejt nesh”, është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme. Në lidhje me këtë vizitë ka komentuar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili paralajmëroi se futja e sistemeve të avancuara të armëve amerikane në fushëbetejë, do të dëmtojnë shanset që konflikti të përfundojë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pacolli i reagon Krajës: Jeni bërë zëdhënës i Serbisë, i keni shtrembëruar gjërat

Story i radhës

Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne?

Të fundit nga